Flash

Tirana, poker për mbijetesën: Shkëmbi del nga zona e rënies dhe fut në rrezik Laçin

Lapsi.al 6 March 2025
Tirana, poker për mbijetesën: Shkëmbi del nga zona e rënies

Tirana ka regjistruar një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur Laçin me rezultatin e thellë 4-1 në “Niko Dovana”. Bardheblutë zhvilluan një paraqitje të sigurt, duke përmbysur avantazhin e hershëm të kurbinasve dhe duke e kontrolluar ndeshjen deri në fund. I zhgënjyer Francesco Moriero, që sidoqoftë e merr përgjegjësinë mbi vete: "Probleme nuk kemi, por kemi gabuar kohën e daljës në presing. Do të rishikohet ndeshja dhe gabimet që janë bërë do të analizohen më mirë. Për mua do të ishte e thjeshtë të fajësoja lojtarët sot. Unë jam trajneri dhe përgjegjësi dhe puna ime është që t’i bëj ata të përmirësohen. Duhet të karikohemi dhe të përqendrohemi në ndeshjen tjetër, pasi nuk kemi kohë pasi faza po mbaron".

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c9c0d3014a1.mp4"][/video]

Dinamika e ndeshjes

Takimi nisi me ritëm të lartë, dhe Tirana gjeti rrjetën që në minutën e 5', kur Kola shfrytëzoi një top të harkuar nga goditja e dënimit dhe shënoi me kokë. Megjithatë, Laçi reagoi shpejt dhe vetëm shtatë minuta më vonë barazoi me Traore, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen bardheblu për të kaluar topin mbi Selmanin.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c9c2b852159.mp4"][/video]

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Tirana shpërtheu në të dytën. Në minutën e 53', Jarmouni mori një top në kundërsulm, kaloi Opeh dhe gjuajti saktë për 2-1. Pas kësaj, bardheblutë kontrolluan lojën dhe thelluan rezultatin në minutën e 74', kur Ndreca dhuroi një asist të bukur për Ernest, i cili nuk gaboi para portës.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c9d0a09306a.mp4"][/video]

Lexo më tej: Oksigjen për Bylis, Malomo fundos Teutën: Hodo pëson humbjen e parë dhe është e rëndë

Laçi tentoi të rikthehej, por pa sukses. Në minutën e 88', Ndreca vulosi gjithçka me një goditje të saktë, duke përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen e kurbinasve. I lumtur pas ndeshjes tekniku Shkëmbi: “Fitore për pikë, që janë të rëndësishme. Treguam karakter, bëmë një ndeshje pozitive. Pjesën e parë patëm vështirësi, vuajtëm agresivitetin e ekipit të Laçit. Në fund jemi të kënaqur me pikët.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c9d57749a6b.mp4"][/video]

Pasojat në renditje

Kjo fitore i jep Tiranës një shtysë të madhe në luftën për mbijetesë, duke e çuar në kuotën e 29 pikëve dhe duke e ngjitur në vendin e 8-të. Ndërkohë, Laçi mbetet në vendin e 6-të me 31 pikë dhe humbet një mundësi për t’u shkëputur nga ndjekësit.

[video width="668" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c9d9751c127.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI