Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

SPAK hap një faqe online për denoncimin e krimeve zgjedhore të 11 majit

Lapsi.al 6 March 2025
SPAK hap një faqe online për denoncimin e krimeve zgjedhore të 11

SPAK ka hapur një sektor të posaçëm në faqen e saj online që do të shërbejë për denoncimin e krimeve zgjedhore. Ky hap vjen pas publikimit nga ana e SPAK të strategjisë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Hetimet në terren nga SPAK u shigjetuan nga kryeministri Rama që e quajti "lajthitje". Përgjigjen ia ktheu vetë kreu i SPAK Altin Dumani që tha se hetimi i veprimeve penale për krimet zgjedhore do të bëhet "pa asnjë lloj paragjykimi".

Dumani u shpreh se askush që zbaton ligjin dhe Kushtetutën në lidhje me mbajtjen e procesit zgjedhor nuk duhet të ketë frikë nga strukturat speciale që do të monitorojnë procesin. Ai shtoi se SPAK do të nisë hetimet sa herë do të ketë raste të dyshuara dhe fakte penale për krime zgjedhore.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nëse zbaton ligjin dhe Kushtetutën. Ne e kemi detyrim ligjor dhe kushtetues që, sa herë kemi raste që përbëjnë fakt penal, jemi të detyruar të nisim hetime,” - tha Dumani. Dumani gjithashtu theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore.

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI