Flash

Mbi 7300 shqiptarë kërkuan azil në BE në vitin 2024

Lapsi.al 6 March 2025
Mbi 7300 shqiptarë kërkuan azil në BE në vitin 2024

Agjencia europiane e Azilit thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024. Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë dukshëm listën e kërkesave për azil nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 6791 shtetas nga Kosova kërkuan azil në Europë, ndërsa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut u paraqitën 3506 kërkesa, nga Serbia 3227 , nga Bosnjë Hercegovina 1432 kërkesa dhe nga Mali i Zi 337 kërkesa.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet europiane shënoi rënie krahasur me vitin 2023 ku sipas të dhënave kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer për banorët e Shqipërisë për të kërkuar azil dhe më pas renditet Gjermania pasuar nga dy vendet fqinje Italia dhe Greqia. Raporti i Agjencisë europiane për Azilin thotë se në vitin 2024 vendet e Bashkimit Europian morën rreth një milion kërkesa për azil për të tretin vit radhazi.

Ndërkohë, sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, kishte rreth 4.4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në vendet e Bashkimit Europian që kishin ikur nga Ukraina, ku gjysma e tyre u pritën në Gjermani dhe Poloni, ndërsa Çekia priti më shumë përfitues në raport me numrin e popullsisë.

Nga të dhënat e raportit vihet re një rënie e lehtë e kërkesave për azil krahasuar me vitin 2023 ndërsa sirianët ishin grupi më i zakonshëm që kërkonte mbrojtje në vendet e Bashkimti Europian ndonëse gjatë vitit 2024 ata paraqitën më pak aplikime se në 2023 pas rënies së regjimit të Asadit. /VOA

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI