Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

I riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës me 17 kg “miell” (Emri)

Lapsi.al 6 March 2025
I riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës me 17 kg

Një 28-vjeçar nga Konispoli ka rënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni që çoi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Policia greke identifikoi fillimisht 30-vjecarin Iosif Samha, me precedentë penalë për vepra të ngjashme, i cili vinte me avion nga një vend i huaj. Në 2 valixhet e tij, brenda aeroportit “Eleftheros Venizelos”, policia sekuestroi 16 pako me 17.3 kg kokainë.

30-vjecari ka kryer transportin për llogari të një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet A. S, i cili është shpallur në kërkim. Më urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit Pajtim Kaleshi, 28 vjec, banues në Konispol. Policia e ka pikasur Kaleshin jashtë aeroportit dhe e ka vënë në pranga.

Gjatë operacionit janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti i Pajtim Kaleshit, 3 celularë dhe 590 euro.

Droga është marrë në Brazil. Shtetasi grek Iosif Samha ka shkuar disa ditë më parë në Brazil, ku ka marrëë lëndën narkotike dhe ka udhëtuar nga Brazili në Athine duke pasur tranzit Katarin. Shtetasi Pajtim Kaleshi do kryente shitjen e drogës në Athinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI