Flash

Elbasani çon dëm shansin për Final 4: me një lojtar më shumë, Alia i pret penalltinë

Lapsi.al 6 March 2025
Elbasani çon dëm shansin për Final 4: me një lojtar

Elbasani dhe Skënderbeu prodhuan një ndeshje me shumë emocione, por asnjë gol në stadiumin “Elbasan Arena”. Përballja e javës së 28-të u mbyll me rezultatin 0-0, edhe pse të dyja skuadrat patën raste të arta për të marrë fitoren.

Një ndeshje me gjithçka… përveç golave

Takimi nisi me intensitet të lartë, ku Elbasani kontrolloi më shumë lojën dhe kërkoi me ngulm avantazhin. Shtylla dhe traversa ndaluan verdheblutë në disa raste, ndërsa Skënderbeu, edhe pse me një lojtar më pak për rreth 40 minuta, mbeti i rrezikshëm në kundërsulme.

Lexo më tejTirana, poker për mbijetesën: Shkëmbi del nga zona e rënies dhe fut në rrezik Laçin

Momentet kulmore të sfidës erdhën në pjesën e dytë. Në minutën e 57-të, Dumfur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë korçarët me 10 lojtarë. Ky episod rriti presionin e Elbasanit, që në minutën e 73-të fitoi një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Estrela. Megjithatë, Musta nuk arriti të përfitonte, pasi gjuajtja e tij përfundoi në shtyllë.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c9d60bbc37e.mp4"][/video]

Vetëm pak minuta më vonë, Kasa provoi nga goditja e dënimit, por topi u ndal nga traversa, duke konfirmuar se fati nuk ishte në anën e Elbasanit. E megjithatë, Ernest Gjoka, tekniku i Skënderbeut nuk mund të jetë i kënaqur: “Ne nuk na bën punë një pikë na duhen 3. Janë disa momente që duhet të sakrifikojmë. Nëse do të hiqnim sulmuesit Elbasani do të na sulmonte më shumë. Bismarku është shumë i rëndësishëm për ne dhe skuadra i përshtatet shumë. Sot ishim pak më të butë se herët e tjera, ishte ndeshje e vështirë".

Pasojat në renditje

Ky barazim lë Skënderbeun në vendin e fundit me 27 pikë, ndërsa Elbasani afrohet edhe më shumë me Partizanin, që mbyll zonën e Final Four. Me këtë rezultat, verdheblutë mbeten 5 pikë larg objektivit të tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI