Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Arlind Qori tregon listën e kanidatëve për deputetë

Lapsi.al 6 March 2025
Arlind Qori tregon listën e kanidatëve për deputetë

Kreu i forcës politike “Lëvizja Bashkë” ka deklaruar se partia e tij ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat e plota me emrat e kandiadatëve për deputetë.

I ftuar në News24, Qori ka bërë me dije se në qarkun e Tiranës ai vetë do të jetë i dyti në garë pas pedagogut të Inixhinierisë Redi Muçi. Në Durrës politikani thotë se i pari në listë do të jetë Artan Kacani, ndërsa në Korçë Petro Lubonja.

Në Gjirokastër Arlind Qori sqaron se do të jetë Klevis Bejdaj, në Kukës Gabriel Rakaj, në Dibër Eljo Shyti, në Fier Mirela Ruko etj.

Ndër të tjera, Arlind Qori thotë se partia e tij nuk bën pazare pasi pjesë e saj janë shumë intelektualë, si dhe përfaqësues të studentëve, pensionistëve dhe bizneseve të vogla.

“Ne kemi dorëzuar listën për kandidatë për deputetë, pasi nuk bëjmë pazare. Kandidatët janë zgjedhur nga baza e partisë. Kemi mbledhur 5000 firma, se na duhen se s’jemi parti parlamentare. Unë kandidoj në qarkun e Tiranës, do jem i dyti, pas pedagogut ë Inxhinierisë, Redi Muçi. Janë 186 kandidatë për deputetë nga Lëvizja Bashkë, shumica janë intelektualë. Janë edhe përfaqësues të pensionistëve, që do të jenë kandidatë për deputetë, përfaqësues të studentëve, të bizneseve të vogla.

Në Durrës i pari do jetë Artan Kacani. Në Korçë kemi Petro Lubonja. Në Gjirokastër kemi Klevis Bejdaj. Kemi Gabriel Rakaj, në Kukës është Alban Metallari, në Dibër kemi Eljo Shyti, në Fier kemi Mirela Ruko, në Elbasan kemi pedagogun Oltion Fociro. Në Tiranë do jenë në listë Qani Shima, Bora Mema. Ilir Zoto do të jetë në Vlorë etj”, tha Arlind Qori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI