Flash

Ajola ishte mes lotësh-Veliaj tregon mesazhin që i çoi agjentit të BKH-së

Lapsi.al 6 March 2025
Ajola ishte mes lotësh-Veliaj tregon mesazhin që i çoi agjentit

"Por, meqë shejtani nuk merr pushim, detyrohem edhe unë të luftoj përditë me mexhelisin social, nga burgu ku jam kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik."

Kështu e nis rrëfimin e tij nga qelia Erion Veliaj, i cili pretendon se ndodhet në burg si rezultat i një procesi të manipuluar nga interesa politike dhe juridike. Ai liston tre arsyet "patetike" sipas tij për burgosjen e tij:

1. "As kam ikur nga Shqipëria."

2. "As kam prishur prova."

3. "As përbëj rrezikshmëri të lartë shoqërore."

Në thelb të akuzave, sipas tij, është një arsyetim qesharak i prokurorit Ols Dado, i cili në faqen 277 të dosjes shkruan: "Sjellja e shtetasit Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe 'kurajon' e shfaqur për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë personalitetin e këtij të fundit.”

Sipas Veliajt, ky arsyetim është përsëritur nga gjyqtari Bani në faqen 361 të dosjes, duke e cilësuar atë si një "copy&paste" të një dosjeje që, sipas tij, është e ndërtuar mbi direktiva politike.

"Ça shkruan prokurori, e noterizon gjykatësi, pa marrë as mundimin ta perifrazojë dhe këta të dy i lidh edhe literalisht Partia Demokratike."

Veliaj zbardh një ngjarje specifike që, sipas tij, përbën një shembull të qartë të shtetit të kapur nga një strukturë që vepron në errësirë. Ai rrëfen se më 28 dhjetor, teksa po nisej për një takim me Bankën Botërore në Uashington, bashkëshortja e tij e njofton e shqetësuar se një person i quajtur Samet Gurguri i kishte dërguar një mesazh anonim me thirrjen për t’u paraqitur sërish në SPAK.

"Në gjendje të rënduar psikologjike, nën mjekim dhe mes lotësh, e vetme me djalin, më thotë se është totalisht e panikosur, që ditë të shtunë, një ditë pushimi në vigjilje të Vitit të Ri, e gjendur edhe në mes të një sulmi histerik hienash të gjirizave politikë e mediatikë, i thuhet me një sms nga një i panjohur hajde sërish në SPAK!"

Si çdo burrë dhe prind normal, Veliaj thotë se vendos të reagojë duke i dërguar një mesazh Sametit:

"Është ditë e shtunë - sabat, shabat - edhe Perëndia pushoi të shtunën” dhe i kujtoj se është "turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, e i them thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time.”

Por ky mesazh, sipas Veliajt, u interpretua si "intimidim" nga Samet Gurguri, i cili më pas kërkoi shtimin e akuzave ndaj tij.

Veliaj e quan akuzën absurde, duke treguar se Gurguri, pavarësisht se pretendonte se ishte "intimiduar", më 31 dhjetor hyri në Bashkinë e Tiranës dhe kërkoi dokumente pa asnjë pengesë.

"Madje, nga 'intimidimi i madh' që i bëra unë, Erioni, me një sms normale, Sameti në 31 Dhjetor qëndroi në Bashki deri në orën 18.00 të pasdites, edhe pse dihet se në ditën e fundit të vitit zonjat e çdo institucioni lihen të lira pak më herët se orari zyrtar për t’u marrë me përgatitjen e darkës së Vitit të Ri."

Në vijim, Veliaj shprehet se ka kërkuar informacione për Samet Gurgurin dhe ka zbuluar se ai është një aktivist i Partisë Demokratike në Libofshë, Fier.

"Unë jam shumë i lumtur që PD-ja ka degë në Libofshë, pluralizmi në çdo cep të Shqipërisë është shenjë e një demokracie aktive. Jam gjithashtu i ngazëllyer që aktivistë si Sameti i japin Partisë së Kënetës kohën, energjinë dhe statuset e tyre - gjaku i ri për kërma si Saliu është jetik për mbijetesën e kufomës së tij politike."

Në fund, Veliaj bën një krahasim për të treguar se një hetues si Gurguri nuk do të kishte guxuar të vepronte në të njëjtën mënyrë ndaj figurave të Partisë Demokratike:

"Nuk besoj se Sameti atyre u shkruan 'o Sali' ose 'o Zeno', siç më thotë mua 'o Erion'. Dhe nuk besoj jo e jo, se e zgjon Arminën apo Lirinë të shtunave në mëngjes, pasi i ka mbajtur nga 9h më parë (s’di t’i ketë thirrur ndonjëherë megjithëse për fondacione jotransparente dhe mbathje transparente janë nona), për t’u thënë 'ejani edhe i her knej nga SPAKu'."

Si përmbyllje, ai e ironizon gjithë këtë proces si një farsë që tregon kapjen e drejtësisë nga struktura të kontrolluara politikisht:

"Por, Sameti ishte një Sali i vogël në atë rrethin e dadove të Saliut të madh, që edhe pse paguhen më shumë se Presidenti i Republikës e kanë katandisur 'shtetin me Uacap'."

Të këshilluara

Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Në këto çaste u mbyll numërimi i votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta. ...

20:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI