Flash

Video/ Inter sheh çerekfinalen: zikaltrit bastisin Roterdamin me Thuram e Lautaro

Lapsi.al 5 March 2025
Video/ Inter sheh çerekfinalen: zikaltrit bastisin Roterdamin me Thuram e

Në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League, Inter mposhti 2-0 Feyenoord në “De Kuip” të Roterdamit. Në ndeshjen ku Kristjan Asllani e nisi titullar, avantazhi erdhi në minutën e 38' me Thuram. Francezi shënoi me një goditje me të jashtmen pas një asisti të Barella. Goli i dytë u realizua nga Lautaro Martinez në minutën e 50', ndërsa në të 65', Zielinski pati mundësinë të vuloste sfidën, por gaboi nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të akorduar me ndërhyrjen e VAR. Ndeshja e kthimit do të luhet më 11 mars në “San Siro”.

Tre mesazhe nga “Vaska” e Roterdamit

Në “Vaskën” e Roterdamit, siç quhet stadiumi “De Kuip”, notojnë tre mesazhe në shishe: një për Lilian Thuram, një tjetër për Sandro Mazzola dhe i fundit, më i rëndësishmi, për të gjithë pjesëmarrësit në Champions League. Inter shënoi dy herë ndaj Feyenoord dhe hodhi një hap drejt çerekfinaleve, duke konfirmuar mbrojtjen më të mirë në Evropë: vetëm një gol i pësuar në nëntë ndeshje.

Lexo më tej: Van Persie provokon Inter: “Di si t’i mposht, i kam eliminuar me Ronaldon në fushë”

Ndërkohë, dyshja e sulmit la gjurmën e saj në histori: Marcus Thuram shënoi në të njëjtin stadium ku babai i tij triumfoi në Euro 2000, ndërsa Lautaro kaloi legjendën Sandro Mazzolan dhe u bë golashënuesi më i mirë i Inter në këtë kompeticion me 18 gola. Ishte një ndeshje e vështirë, veçanërisht në çerekun e parë të saj, por u rikthye në favor të zikaltërve falë dyshes Lautaro-Thuram, të cilët shënuan për herë të parë së bashku në Champions. Nota e vetme negative: penalltia e humbur nga Zielinski.

Lautaro, shënuesi më i mirë në Champions

Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë historinë me Inter. Me golin e tij ndaj Feyenoord, kapiteni argjentinas u bë golashënuesi më i mirë i zikaltërve në Champions League/Kupën e Kampionëve, duke arritur kuotën e 18 golave, një më shumë se legjenda Sandro Mazzola. Lautaro gjithashtu vendosi rekordin e tij personal për numrin më të lartë të golave në një edicion të vetëm të Champions, duke shënuar gjashtë herë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI