Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Trump: Zelensky është gati për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Lapsi.al 5 March 2025
Trump: Zelensky është gati për të nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka informuar se është gati për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij dhe është ofruar për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e Ukrainës “në çdo kohë”.

Gjatë fjalimit para Kongresit amerikan, më 4 mars, Trump tha se ka marrë një letër nga Zelensky, në të cilën udhëheqësi ukrainas ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

“Sot, më herët, kam marrë një letër të rëndësishme nga presidenti Zelensky i Ukrainës. Letra thotë: ‘Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur, për ta sjellë paqen e qëndrueshme më afër. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit’”, tha Trump duke cituar letrën.

Ai tha se 2.000 njerëz vriten çdo javë në luftë - të rinj rusë dhe të rinj ukrainas.

“Dua që kjo të ndalet”, tha Trump, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar “ndoshta 350 miliardë dollarë” në ndihma për Ukrainën, ndërsa Evropa ka shpenzuar vetëm 100 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian i ka kundërshtuar karakterizimet e tilla, duke thënë se vendet e tij anëtare, që nuk e përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, kanë ofruar rreth 145 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën. Trump nuk e përmendi grindjen e tij publike me Zelenskyn, javën e kaluar në Zyrën Ovale. “Ne po shkojmë shumë mirë me ta dhe shumë gjëra po ndodhin”, tha presidenti amerikan.

Trump mbajti fjalimin një ditë pasi njoftoi se ka pezulluar gjithë mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, e cila, tash e tre vjet, lufton kundër forcave pushtuese ruse. Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë më 28 shkurt pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet, siç ishte e planifikuar.

Gjatë një konference për gazetarë më 3 mars, Trump tha se nuk mendon se marrëveshja ka vdekur. Trump e ka bërë prioritet përfundimin e luftës në Ukrainë. Ai i është drejtuar drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin paraardhësi i tij, Joe Biden, e ka izoluar politikisht, prej se ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit, në shkurt të vitit 2022. Daniel Vajdich, president i Yorktown Solutions - kompani që lobon në emër të Kievit - thotë se marrëveshja për mineralet do të ishte e mirë si për Ukrainën, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

“Ajo i jep SHBA-së kapital në Ukrainë që duhet mbrojtur”, thotë Vajdich.

Fondi i krijuar nga marrëveshja, do të ishte një mekanizëm i rëndësishëm për ta detyruar sektorin privat të SHBA-së që të investonte në rindërtimin e Ukrainës, shton Vajdich, ish-këshilltar i disa kandidatëve republikanë presidencialë. Trump e promovoi marrëveshjen si mënyrë për të rikuperuar miliarda dollarët që SHBA-ja ka ndarë për Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe për të justifikuar vazhdimin e ndihmave.

Trump e kritikoi Evropën për blerjen e naftës dhe gazit rus dhe paraardhësin e tij, presidentin Joe Biden, për autorizimin e ndihmave për Ukrainën, më shumë se Evropa. Fjalimi ishte i pari i Trumpit në një sesion të përbashkët të Kongresit prej se mori detyrën, më pak se 50 ditë më parë. Ai e filloi atë duke thënë se “Amerika është kthyer” dhe duke lavdëruar politikat e tij për imigracionin e krimin, si dhe përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, për të ulur shpenzimet e qeverisë.

Trump e vlerësoi Muskun për, siç tha, identifikimin e “qindra miliarda dollarëve në mashtrime” - një pretendim ky që e tejkalon shumë atë që administrata e tij ka pretenduar deri më tani. Që nga inaugurimi më 20 janar, Trump ka ndjekur një strategji “tronditjeje dhe frikësimi”, duke bërë ndryshime drastike në politikën e brendshme dhe të jashtme dhe duke përdorur shpesh urdhra ekzekutivë për të anashkaluar Kongresin.

Ai tha se që nga inaugurimi i tij, “nuk ka pasur gjë tjetër veçse veprime të shpejta dhe të pandërprera për të nisur epokën më të madhe dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë”. Një nga veprimet e tij më të diskutueshme ishin tarifat 25 për qind, të vendosura mbi mallrat nga Kanadaja dhe Meksika - dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Tarifat hynë në fuqi më 4 mars, duke shkaktuar rënien më të madhe të aksioneve të SHBA-së në më shumë se dy muaj.

“Qëllim i tarifave është ta bëjnë Amerikën përsëri të pasur dhe ta bëjnë Amerikën përsëri madhështore. Dhe, kjo po ndodh dhe do të ndodhë mjaft shpejt”, tha Trump.

Ryan Sweet, ekonomist në Institutin Oxford Economics, thotë se tarifat do të çojnë në rritje më të ngadalshme ekonomike në SHBA, papunësi më të lartë dhe inflacion më të lartë.

“Ekonomia ka pasur tashmë një fillim të dobët këtë vit, për shkak të një janari jashtëzakonisht të ftohtë, zjarreve në Llos Anxhelos dhe rritjes së pasigurisë në politikë. Tarifat ka të ngjarë të nxisin shqetësime se fillimi i dobët i vitit, mund të shndërrohet në diçka më të keqe”, thotë Sweet./ REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të f...

07:12

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI