Flash

SONDAZHI/ Sa besojnë shqiptarët te SPAK pas arrestimit të Veliajt e sulmeve të Ramës

Lapsi.al 5 March 2025
SONDAZHI/ Sa besojnë shqiptarët te SPAK pas arrestimit të Veliajt

Barometri – Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit – Euronews Albania është 15-25 shkurt 2025. Pjesë e kësaj matjeje të dytë kanë qenë dhe grup pyetjet lidhur me SPAK pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Të pyetur për besimin tek SPAK si institucion dhe vlerësimin për punën e tij, qytetarët në të dyja rastet tregojnë rritje të besimit dhe vlerësimit, duke kapur pikën më të lartë në të dy këto tregues që nga fillimet e matjeve të Barometrit.

Lidhur me besimin, 52.1% e qytetarëve kanë besim tek ky institucion duke e vendosur SPAK për herë të parë në krye të listës, duke lënë pas edhe Ambasadën Amerikane e cila kishte kryesuar listën e institucioneve në Shqipëri si institucioni më i besueshëm për më shumë se 30 muaj.

E njëjta qasje vërehet edhe kur qytetarët pyeten për vlerësimin e punës së SPAK, ku 70,7% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e tij.

Krahasuar me muajin janar 2025 edhe për besimin edhe për vlerësimin, SPAK rezulton me një rritje prej 10 pikësh.

Matjet e mëparshme të Barometrit Euronews Albania ishin ato të periudhës 15-30 janar 2025, ku ende nuk kishte ndodhur arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Duket qarte se pas këtyre zhvillimeve të 2 javëve të fundit, besimi dhe vlerësimi për SPAK është rritur dukshëm. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI