Flash

Sherr për një borxh, 46-vjeçari shqiptar plagos dy vëllezër në Greqi

Lapsi.al 5 March 2025
Sherr për një borxh, 46-vjeçari shqiptar plagos dy

Një konflikt mes tre shqiptarësh ka degraduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e dy prej tyre, ku njëri është në gjendje kritike.

Sipas informacioneve të mediave greke një 46-vjeçar akuzohet se ka sulmuar me dy thika pasditen e 2 marsit dy vëllezërit të moshës 37 dhe 41 vjeç, duke iu shkaktuar plagë të shumta me thikë në shpinë.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dy vëllezërve të plagosur, në Surbani, ku fillimisht ka pasur një debat mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar.

Lidhur me motivet e sulmit, në dëshminë e tij i pandehuri pretendon se 37-vjeçari dhe 41-vjeçari i kishin borxh dhe se kishin mosmarrëveshje financiare, ndërsa pretendon se dy vëllezërit e goditën dhe se ai është detyruar të vetëmbrohet.

Autori u arrestua nga efektivët e Policisë Varda në orët e para të datës 3 mars dhe ditën e martë më datë 4 mars u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, në selinë paralele të Amaliadës, ku nisi procedimi ndaj tij për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.

Ai përballet me akuzën e vrasjes me dashje në tentativë, në gjendje të qetë mendore dhe armëmbajtje pa leje. Më pas ai është dërguar në Gjykatën Hetimore Ilia, ku në datën 6 mars do të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të tij.

Të këshilluara

Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Në këto çaste u mbyll numërimi i votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta. ...

20:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI