Flash

Prokurorja Elfrida Bregova drejt konfirmimit edhe nga KPA

Lapsi.al 5 March 2025
Prokurorja Elfrida Bregova drejt konfirmimit edhe nga KPA

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se provoheshin pretendimet e subjektit për pasurinë, ndërsa për figurën, në mungesë të një raporti të ri nga AKSIK u vlerësua bazuar në raportin e mëparshëm që është pozitiv dhe u kërkua përfundimisht lënia në fuqi të konfirmimit në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi.

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 5 mars me konkluzionet përfundimtare në çështjen për prokuroren e Tiranës, Elfrida Bregova.

Prokurorja Bregova u konfirmua në detyrë më 8 prill 2022 pasi e bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive, si dhe për rrethanat e një transferte bankare në emër të bashkëshortit për pagesën e çmimit të një apartamenti, që subjekti pretendoi se ishte kryer nga të tjerë persona dhe se e kishte kallëzuar në prokurori.

Gjetjet për mënyrën e pagesës së çmimit në Tiranë, përbëjnë shkakun e ngritur në ankimin e ish-institucionit të Komisionerëve Publikë lidhur me kriterin e pasurisë. Në ankim u vlerësua i pambështetur përfundimi i Komisionit lidhur me pagesën në shumën 21 mijë e 493 euro të kryer në rrugë bankare për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 97.3 m2 dhe verandë 73.5 m2 në Tiranë, kundrejt çmimit 104 mijë euro.

Sipas Komisionit, subjekti ka depozituar dokumente që vërtetojnë se në ditën dhe në momentin kur rezulton të jetë kryer transferta bashkëshorti i saj nuk ndodhej në Tiranë, por në Shkodër, ku ka marrë pjesë në seanca gjyqësore në cilësinë e prokurorit. Bregova pretendoi se pagesat për apartamentin janë kryer cash dhe se ajo e bashkëshorti nuk kanë lidhje me transfertat bankare në fjalë. Po ashgtu, subjekti sqaroi se ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Elbasanit lidhur me këtë rrethanë, prej nga është konstatuar nëpërmjet një akt ekspertimi se nënshkrimi është i falsifikuar.

Po ashtu, shkak ankimi u ngrit edhe në kriterin e figurës, pasi raporti i DSIK-së ishte hartuar në mungesë të të dhënave nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i cili mori kompetencat e Komisionerëve Publikë, kërkoi në seancat parardhëse në Kolegj që të riparohej kjo mangësi duke ripërtërirë raportin për figurën.

Në fillim të seancës të mërkurën, u konstatua se nga ana e AKSIK nuk ishte pranuar që të hartohej një raport për figurën.

Dumani kërkoi që në këto kushte të vijohej me bisedimet përfundimtare bazuar në aktet e administruara. Lidhur me pasurinë, ai vërejti se bazuar në kallëzimin e kryer subjekti, Prokuroria e Elbasanit kishte filluar hetim prej nga është konkluduar se nënshkrimet për pagesën e vlerës 21 mijë e 493 euro nuk janë kryer nga subjekti e bashkëshorti i saj, por nga një tjetër person që është marrë e pandehur për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Nga akt ekspertimi i kryer në fuknsion të kësaj çështjeje penale, ka rezultuar se nënshkrimet nuk ishin të bashkëshortëve Bregova-Bahiti, por nga një tjetër person, që kishte kryer shënimet përkatëse për të dy. Çështja në fjalë rezulton të jetë në gjykim.

Sipas Dumanit, administratori i kompanisë që i ka shitur subjektit apartamentin dhe verandën, biznesmeni Fatmir Bektashi ka deklaruar se gjithë vlerat janë paguar në cash nga prokurorja Bregova dhe bashkëshorti i saj dhe se më vonë, punonjës të tij i kanë depozituar pjesë-pjesë në bank, në emrin e tyre. Dhe nga një tjetër deklaruese, është pohuar se subjekti dhe bashkëshorti i kanë kryer pagesat në cash dhe më pas kanë qenë punonjësit e kompanisë që i kanë depozituar në bankë.

Bazuar në këto të dhëna, Dumani tha se është e provuar se pagesa prej 21 mijë e 493 euro nuk është kryer nga subjekti apo prej bashkëshortit të saj, nga për rrjedhojë nuk rezulton që ata të ketë paguar një çmim më të lartë nga ai i përcaktuar në kontratë.

Lidhur me aspektin e figurës, Dumani vërejti se në mungesë të një raporti të ri, mbetet akti i parë i DSIK sipas të cilit Bregova është e përshtatshme në këtë kriter.

Në përfundim të bisedimeve përfundimtare, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores Elfrida Bregova.

Përfaqësuesja ligjore e subjektit, avokatja Romina Zano shprehu dakordësinë me konkluzionet përfundimtare të drejtuesit të SPAK. Ajo tha se u qëndronin parashtrimeve të paraqitura në seancat parardhëse dhe kërkoi lënine në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores Elfrida Bregova.

Trupi gjykues i Kolegjit u tërhoq për të marrë vendim që do të shpallet më datë 13 mars, në orën 09:00./Birn

Të këshilluara

Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Në këto çaste u mbyll numërimi i votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta. ...

20:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI