Flash

Presidentja Osmani diskuton me komandantin e KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin

Lapsi.al 5 March 2025
Presidentja Osmani diskuton me komandantin e KFOR-it për sigurinë dhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të martën me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani, me të cilin ka thënë të ketë diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e vendit e rajonit, si dhe për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

Rutte pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars, për herë të parë prej kur e ka marrë këtë pozitë.

Gjatë vizitës në Kosovë, Rutte pritet të jetë i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Presidenca e Kosovës ka thënë përmes një komunikate se gjatë takimit të Osmanit me komandantin e KFOR-it, presidentja e ka përmendur rolin e këtij misioni në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë.

“Kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë”, është cituar të ketë thënë Osmani, sipas komunikatës.

Javë më parë, Rutte ka thënë se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve, dhe nuk sheh arsye të besojë që mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në aleancën ushtarake perëndimore.

Ai i pati bërë këto komente në një diskutim me studentë në Sllovaki, pasi ishte pyetur nëse sheh mundësi për rifillim të konfliktit në Kosovë, pasi veçse ka pasur raportime në disa media se politika e re amerikane mund të rezultojë me tërheqje të pranisë ushtarake.

Përveç Kosovës, zvogëlimi ose tërheqja e trupave ushtarake amerikane janë përfolur edhe në disa vende europiane, por administrata e presidentit amerikan, Donald Trump nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

NATO ka mision paqeruajtës në Kosovë që nga përfundimi i luftës, më 1999. Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë mbi 4.600 trupa nga 29 vende të botës që janë të dislokuar në Kosovë. Numri më i madh i tyre është nga Italia, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Hungaria dhe Turqia.

Ky mision e ka shtuar praninë në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Europian për sundim të ligjit, EULEX. Ky mision, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë./ REL

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe ...

08:08

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të f...

07:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI