Flash

Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Lapsi.al 5 March 2025
Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Në këto çaste u mbyll numërimi i votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta.

KQZ-së iu deshën gati një muaj për përfundimin e numërimit.

Përkundër pritjeve të Lëvizjes Vetëvendosje, partia e Kurtit fitoi vetëm një mandat më shumë në krahasim me numërimin e votave nga vendvotimet e rregullta, nga 47 në 48, duke i marrë një ulëse Partisë Demokratike të Kosovës e cila performoi më dobët në votat e diasporës dhe mbetet tek 24 deputetë.

LDK do të ketë 20 deputetë, ndërsa koalicioni mes AAK dhe Nismës 8 deputetë, tre prej tyre nga partia e Fatmir Limajt.

Lista Serbe mori 9 ulëse, ndërsa mandati i dhjetë për komunitetin serb i takoi partisë së ministrit Nenad Rashiq, Za Slobodu i Pravdu Opstanak.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI