Flash

Korrupsion e mosdeklarim pasurie/ Ish gjyqtari Ilir Pashaj dënohet me mbi 3 vite burg

Lapsi.al 5 March 2025
Korrupsion e mosdeklarim pasurie/ Ish gjyqtari Ilir Pashaj dënohet me mbi 3

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Përveç dënimit me burg, Pashaj humbet të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

Pashaj akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe për refuzimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose individëve të tjerë që kanë detyrim ligjor për t’i deklaruar ato.

Gjithashtu, ish-gjyqtari u shpall fajtor për pastrim parash të fituara nga aktivitete kriminale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI