Flash

Igli Tare te Milan, akordi pranë finalizimit: 51-vjeçari, i preferuari i suedezit

Lapsi.al 5 March 2025
Igli Tare te Milan, akordi pranë finalizimit: 51-vjeçari, i

Ndërsa Milan po punon për të mbyllur rinovimet e tjera pas atij të Reijnders (së shpejti do të vijë radha edhe për Maignan dhe Pulisic), klubi është gati të hedhë hapin e parë drejt rindërtimit pas një sezoni zhgënjyes. Deri në fund të marsit, synimi është të përfundojë zgjedhjen e drejtorit sportiv, i cili do të jetë përgjegjës për ndërtimin e Milanit të së ardhmes. Igli Tare është njeriu i përzgjedhur nga kuqezinjtë.

Profili më i preferuar në Via Aldo Rossi, Andrea Berta – i cili u largua disa muaj më parë nga Atletico Madrid – është bërë i paarritshëm. Italiani është tashmë praktikisht Drejtori i ri Sportiv i Arsenal, që ka kohë që ka humbur Edu.

Për këtë arsye, Ibrahimovic, i mbështetur nga pronarët (suedezi vazhdon të gëzojë besimin e plotë të Gerry Cardinale), ka zhvilluar në ditët e fundit takime edhe me ish-drejtuesin lacial Igli Tare dhe ish-juventinin Fabio Paratici, dy emrat e tjerë kryesorë në listën e përgatitur nga drejtuesit. Bisedime produktive që duket se e kanë bindur këshilltarin e RedBird për Milanin të zgjedhë shqiptarin, i cili për momentin ka një avantazh ndaj ish-drejtorit të Juventus dhe Tottenham. Vendimi përfundimtar pritet brenda pak ditësh, por Tare – që në vitin 2023 i dha lamtumirën Lazios pas një aventure të gjatë – duket favoriti absolut. Nëse marrëveshja konkretizohet, Geoffrey Moncada do të mbetet pjesë e stafit të Milanit, por do të rikthehet të mbajë rolin e krye-zbuluesit.

Ardhja e Tares në Milano ishte thjesht e shtyrë në kohë

Në fakt, në vitin 2019 ish-sulmuesi shqiptar ishte joshur gjatë nga Paolo Maldini, i cili dëshironte ta kishte në krahun e tij në verën që çoi Marco Giampaolon në Milanello. Në fund, Tare refuzoi për të respektuar kontratën e sapo-rinovuar me Lazion dhe Milan vendosi për Ricky Massara. Një zgjedhje që gjithsesi rezultoi e suksesshme, pasi çoi në triumfin e Serie A me titullin e 19-të kampion në histori.

Lexo më tejIbra vendos të mërkurën për Igli Taren: garë dyshe për Drejtorin Sportiv të Milan

Tani, përveç ndonjë surprize, do të jetë radha e Igli Tares që të ndihmojë Ibrahimovic në ringritjen e Milanit. A do të funksionojë ky bashkëpunim? Mbetet për t’u parë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI