Flash

Champions/ Inter sfidon Feyenoord pa anësorë, luhet derbi gjerman e Liverpool-PSG

Lapsi.al 5 March 2025
Champions/ Inter sfidon Feyenoord pa anësorë, luhet derbi gjerman e

Sonte përmbyllet raundi i parë i ndeshjeve të fazës së 1/8-ve të Champions League. Pas fitores së Real Madrid në derbin spanjoll dhe triumfit spektakolar 7-1 të Arsenal në Eindhoven ndaj PSV, tani është radha e Interit të Simone Inzaghi – i vetmi ekip italian i mbetur në Champions, që të sfidojë Feyenoord, të drejtuar tani nga Robin van Persie. Zikaltërit konfirmojnë Martinez përpara dhe do të testojnë Bastonin si lojtar krahu në mesfushë. Po ashtu, pritet me interes edhe supersfidat Bayern-Leverkusen, Liverpool-PSG dhe Benfica-Barcelona.

Feyenoord kërkon një tjetër mrekulli ndaj një skuadre milaneze

Inter udhëton drejt Roterdamit për sfidën e parë të fazës së 1/8-ve kundër Feyenoord. Bardhekuqtë holandezë, pas eliminimit të Milan në fazën “play-off”, synojnë një tjetër sukses ndaj një ekipi nga Milano për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

Edhe trajneri i ri i Feyenoord, Robin van Persie, përballet me probleme të mëdha dëmtimesh. Në mesfushë rikthehet Moder, por ish-sulmuesi i Arsenal dhe Manchester United pritet ta aktivizojë përsëri Buenon si mesfushor të avancuar, ndonëse ai është natyralisht mbrojtës i majtë. Formacionin e plotëson Milambo. Në sulm rikthehet Ueda, por pritet të nisë nga stoli për t’i lënë vendin Carranzës, ndërsa Paixao dhe Moussa – dy protagonistët kryesorë kundër Milanit të Conceiçaos – janë të konfirmuar në formacion.

Inzaghi, emergjencë totale në krahët e mesfushës

Probleme të mëdha në krahë edhe për teknikut Simone Inzaghi. Pasi konfirmoi Martinez si titullar në portë, trajneri i Inter nuk ka zbuluar nëse do ta aktivizojë mbrojtësin Alessandro Bastoni si mesfushor të majtë, duke qenë se mungojnë Dimarco, Carlos Augusto, Darmian dhe Zalewski. Në krahun e djathtë do të luajë Dumfries, ndërsa në mbrojtje pritet të formohet treshja Pavard – De Vrij – Acerbi.

Lexo më tej: Real padron në Madrid, Alvarez mban Atletico në lojë: Arsenal në çerekfinale që tani

Në mesfushë ka ndryshime të rëndësishme: Kristjan Asllani dhe Zielinski pritet të jenë titullarë, duke lënë në stol Calhanoglu dhe Mkhitaryan. Ndërsa në sulm (përveç ndonjë surprize të minutës së fundit) do të luajë sërish dyshja Lautaro-Thuram. Një avantazh i vogël për Feyenoord është se ata do të kenë më shumë kohë për t’u rikuperuar për ndeshjen e kthimit, pasi kanë kërkuar dhe kanë marrë miratimin për shtyrjen e ndeshjes së fundjavës në Eredivisie.

Treshja tjetër e sfidave të mbrëmjes: spektakël i garantuar

Në të njëjtën kohë (ora 21:00) do të zhvillohen edhe tre ndeshje shumë interesante. Liverpool-PSG premton spektakël, me të dyja skuadrat që kryesojnë kampionatet e tyre me diferencë të qartë.

Ndërkohë, në Gjermani vazhdon dueli i madh mes Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit. Përveç garës së zjarrtë për titull në Bundesliga (bavarezët kryesojnë me +8 pikë ndaj Leverkusen), dy ekipet përplasen edhe për një vend në çerekfinalet e Champions në një derbi të nxehtë gjerman.

Ndërsa Benfica dhe Barcelona do të rikthehen përballë njëra-tjetrës, pasi ishin në të njëjtin grup dhe u ndeshën në Portugali më 21 janar. Atëherë sfida përfundoi me një fitore dramatike 5-4 për katalanasit, me Raphinhan që shënoi golin vendimtar në minutën e 96’. Një natë me emocion të garantuar në Champions League!

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI