Flash

Van Persie provokon Inter: “Di si t’i mposht, i kam eliminuar me Ronaldon në fushë”

Lapsi.al 4 March 2025
Van Persie provokon Inter: “Di si t’i mposht, i kam eliminuar me
Feyenoord-Inter rrezikon të bëhet ndeshja e mungesave: të mërkurën pasdite në Rotterdam, akti i parë i 1/8-ave të Champions League do të shohë teknikët Simone Inzaghi e Robin van Persie pa disa titullarë dhe me probleme të dukshme veçanërisht në krahët e mbrojtjes. Te zikaltërit do të mungojnë Carlos Augusto, Dimarco, Darmian dhe Zalewski, por edhe te holandezët situata nuk është më e mirë, me krahun e djathtë krejtësisht të zbrazët. Megjithatë, për Van Persie kjo nuk është një pengesë: “E kam mundur një Inter shumë të fortë, ku luanin Ronaldo, Seedorf dhe Zanetti. Shpresoj që historia të përsëritet.”

“Interin e kam mundur dhe në fushë ishin Ronaldo, Seedorf, Zanetti…”

Van Persie do të përballet sërish me Interin në Europë, me një precedent që tekniku i Feyenoordit e kujton me kënaqësi, pasi i solli fat: “E mbaj mend shumë mirë atë përballje dyshe ndaj Interit. Në të dyja ndeshjet hyra nga stoli. Në fund, duke u mbrojtur mirë dhe me pak fat, kaluam ne.” Mendja i kthehet vitit 2002, kur Van Persie ishte në fillimet e karrierës dhe u përball me Interin e drejtuar nga Héctor Cúper në një gjysmëfinale historike të Kupës UEFA, ku kaluan holandezët: “Ishte një Inter shumë i fortë,” kujton trajneri aktual i Feyenoordit. “Në fushë ishin lojtarë si Ronaldo, Seedorf, Zanetti. Unë dhashë një asist, bëra një ‘trick’ à la Zidane dhe u dëmtova, gjithçka njëherësh. Asokohe luaja me dhimbje në ijë, por doja të isha në fushë dhe nuk i thashë asgjë trajnerit tim. Sot, nëse ndonjë lojtar i imi do të bënte të njëjtën gjë, nuk do të isha i lumtur.”

“Do të sajoj ndonjë surprizë të vogël”

Sa i përket mungesave, Feyenoord po ashtu ka disa probleme, përfshirë një mungesë të rëndësishme. Read, i vetmi mbrojtës i djathtë natyral, u skualifikua pas kartonit të kuq që mori në fund të ndeshjes ndaj Milanit. Minutat e tensionuara në “San Siro” i kushtuan shumë 18-vjeçarit holandez, i përfshirë në një përplasje pranë vijës anësore, duke lënë ekipin e tij në vështirësi për ndeshjen ndaj Interit. Tani Feyenoordi duhet ta përballojë sfidën e parë pa asnjë lojtar natyral për rolin e mbrojtësit të djathtë: “Dëmtimet nuk do të jenë një justifikim,” tha Van Persie në konferencë para ndeshjes. “Qëllimi ynë është të luajmë sa më mirë me lojtarët që kemi dhe të mos mendojmë për mungesat. Djemtë janë gati të japin maksimumin, edhe pse mungesa e Read është një problem. Nuk kemi asnjë lojtar natyral në atë krah, ndaj do të duhet të sajoj diçka dhe do të ketë një surprizë të vogël.”

“Do t’i hiqja Inter disa lojtarë, por e dimë çfarë duhet të bëjmë”

Van Persie, i cili do të debutojë në pankinën e Feyenoordit në Champions pas marrjes së detyrës në fund të shkurtit, nuk ka zbuluar planet e tij taktike, duke përdorur lojën e zakonshme psikologjike para ndeshjes ndaj një Interi që e sheh si shumë të rrezikshëm: “Janë të fortë, do të doja të mund t’u hiqja më shumë se një lojtar nga skuadra. Janë të organizuar në mbrojtje, të rrezikshëm në sulm dhe të shkëlqyer në mesfushë. Kanë një fazë ndërtimi loje shumë të mirë dhe mund të na shkaktojnë probleme. Por unë kam parë përqendrimin e duhur te djemtë e mi. Jemi gati të luajmë kundër më të mirëve dhe unë do të paguaja për të qenë në fushë në këto ndeshje.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI