Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Trump pezulloi ndihmën për Ukrainën, si u përshkallëzuan deri në ketë pikë?

Lapsi.al 4 March 2025
Trump pezulloi ndihmën për Ukrainën, si u

Shtëpia e Bardhë tha të hënën vonë se Presidenti Donald Trump ka vendosur të pezullojë ndihmën për Ukrainën.

"Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja", i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i lartë i administratës në një deklaratë të dërguar nëpërmjet postës elektronike. "Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu. Ne po e pezullojmë dhe po e shqyrtojmë ndihmën tonë, për t’u siguruar që ajo po ndihmon për një zgjidhje", tha zyrtari i cili nuk deshi të identifikohet.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të natës të hënën se vendi i tij ka nevojë për "paqe të vërtetë dhe të drejtë", si dhe garanci për t’u siguruar që Rusia të mos e kërcënojë përsëri Ukrainën në të ardhmen.

“Ishte pikërisht mungesa e garancive të sigurisë për Ukrainën 11 vjet më parë që e lejoi Rusinë të fillonte me pushtimin e Krimesë dhe luftën në Donbas”, tha zoti Zelensky. “Më pas, mungesa e garancive të sigurisë e lejoi Rusinë të nisë pushtimin në shkallë të gjerë. Dhe tani, për shkak se ende nuk ka garanci të përcaktuara sigurie, është Rusia ajo që po e vazhdon këtë luftë”.

Më herët të hënën, Presidenti Trump vuri në dukje se një marrëveshje për mineralet e rralla është thelbësore për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën dhe tha se do të bënte një njoftim për këtë çështje të martën, gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit.

Presidenti Trump ka nxitur përfundimin e luftimeve, por zoti Zelensky ka shprehur frikën se zoti Trump po përpiqet të zgjidhë konfliktin me kushte më të favorshme për Moskën sesa për Kievin. Të hënën, presidenti i prirë ndaj biznesit i mëshoi qëndrimit të tij gjithnjë e më të prerë: nëse Ukraina dëshiron të mbijetojë, Zelensky duhet të bëjë një marrëveshje.

“Mund të bëhet shumë shpejt”, tha Presidenti Trump. “Tani, ndoshta dikush nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe nëse dikush nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje, unë mendoj se ai person nuk do të jetë vërdallë për shumë kohë. Ai person nuk do të dëgjohet shumë gjatë, sepse besoj që Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje. Unë besoj se me siguri populli i Ukrainës dëshiron të bëjë një marrëveshje. Ai ka vuajtur më shumë se kushdo tjetër”.

Më herët gjatë së hënës në një postim në mediat sociale, Presidenti Trump kundërshtoi vlerësimin e zotit Zelensky se fundi i luftës së Rusisë me vendin e tij "është ende shumë, shumë larg", duke e quajtur atë "deklaratën më të keqe".

"Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë!" shtoi ai.

Para se Presidenti Zelensky të arrinte në Uashington të premten, marrëveshja ishte hartuar në vija të gjera. Ajo synonte të lejojë investimet amerikane në eksplorimin e mineraleve të rralla tokësore.

Por, zoti Zelensky kishte këmbëngulur në nevojën për garanci të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk ishin në projektin fillestar.

"Është ende e paqartë se cili është në të vërtetë plani i zotitTrump", i tha Zërit të Amerikës në një intervistë në platformën Zoom, Anna Borshchevskaya, një bashkëpunëtore e lartë në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt. "Ajo që ne mund të shohim gjithashtu dhe që doli gjatë fundjavës, është se Evropa po bën më shumë për t’iu kundërvënë Rusisë”.

Pasi takimi në Shtëpinë e Bardhë u prish pas shkëmbimeve të ashpra mes zotit Zelensky me Presidentin Trump dhe nënpresidentin JD Vance, zoti Zelensky fluturoi përtej Atlantikut për t'u takuar me aleatët evropianë. Ai u përshëndet ngrohtësisht nga kryeministri britanik Keir Starmer.

"Britania do të luajë një rol udhëheqës, nëse është e nevojshme dhe së bashku me të tjerët, me trupat në terren dhe avionët në ajër", tha kryeministri Starmer duke folur në Parlament. “Zoti kryetar, është e drejtë që Evropa të marrë përipsër barrën më të rëndë për të mbështetur paqen në kontinentin tonë. Por, për të pasur sukses, kjo përpjekje duhet të ketë gjithashtu mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai./ VOA

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI