Flash

Trudo i përgjigjet Trump me 25% tarifa dhe akuza se po flirton me Putinin

Lapsi.al 4 March 2025
Trudo i përgjigjet Trump me 25% tarifa dhe akuza se po flirton me Putinin

Kanadaja do të zbatojë tarifa prej 25% ndaj importeve amerikane në vlerë prej 155 miliardë dollarësh, ka bërë të ditur të martën në një konferencë për media, kryeministri kanadez, Justin Trudo.

Duke folur nga Otava, Trudeau ka thënë se nuk ka “absolutisht asnjë justifikim apo nevojë” për tarifat e vendosura nga SHBA-ja ndaj Kanadasë, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, raporton CNN.

Ai madje ka deklaruar se SHBA-ja po përpiqet ta qetësojë Putinin teksa shteteve fqinje u shpall luftë tregtare.

“Shtetet e Bashkuara nisën një luftë tregtare kundër Kanadasë, partnerit dhe aleatit të saj më të ngushtë, mikut të tyre më të ngushtë. Në të njëjtën kohë ata po flasin për të punuar pozitivisht me Rusinë, duke qetësuar Vladimir Putinin: një diktator gënjeshtar, vrasës”, u shpreh Trudo.

Lexo më tej: Manuali i bashkëjetesës me Trump: Fundi i Trudo si shembull për liderët botërorë 

Kryeministri ka shpjeguar se mallrat amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë do të kenë tarifa menjëherë, ndërsa mallrat e mbetura me vlerë 125 miliardë dollarë do të kenë tarifa brenda 21 ditësh.

“Kanadezët janë të arsyeshëm dhe ne jemi të sjellshëm. Por ne nuk do të tërhiqemi nga një luftë. Jo kur vendi ynë, dhe mirëqenia e të gjithëve në të është në rrezik”, u shpreh kryeministri kanadez.

Trudo ka shtuar se Kanadaja do të paraqesë pretendime në Organizatën Botërore të Tregtisë, por ndërkohë, tarifat e saj do të mbeten në fuqi derisa tarifat e SHBA-së të tërhiqen.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI