Flash

Supergoli i Suslov nga 25 metra u anulua me VAR: përse rregullorja shpëtoi Juventusin

Lapsi.al 4 March 2025
Supergoli i Suslov nga 25 metra u anulua me VAR: përse rregullorja
Tomáš Suslov shënoi një nga ata gola të cilët tifozët adhurojnë ti shohin në fushat e lojës. Sllovaku mund të ndryshonte fatet e ndeshjes mes Juventus e Verona me atë perlë balistike, por goli u anulua. Pozicioni fillestar në pozicion jashtë loje i Faraonit e kompromentoi gjithë aksionin e Veronës që çoi në golin (spektakolar) të Suslov kundër Juventusit në fund të pjesës së parë. Kjo është arsyeja kryesore që, pas rishikimit me VAR, bëri që kryevepra e lojtarit të Hellas të mos quhej e vlefshme. Devijimi i portierit Di Gregorio – i cili ndërhyri në krosimin e bërë pikërisht nga Faraoni – krijoi konfuzion, duke bërë të besohej se nga ai moment (pas devijimit me grusht) kishte nisur një aksion i ri. Në fakt, jo. Ish-gjyqtari Marelli shpjegoi në DAZN se portieri i Juventusit nuk e kontrollon topin dhe nuk e rikthen në lojë me zotërim të plotë, por bëhet fjalë vetëm për vazhdimësinë e të njëjtit aksion. Për këtë arsye, nuk mund të konsiderohej e filluar një APP e re (Attacking Possession Phase – Faza e Posedimit Sulmues). Aksioni nuk u ndërpre kurrë dhe ndërhyrja e VAR-it ishte e ligjshme, pasi pozicioni jashtë loje ndodhej brenda të njëjtit aksion. “Ka një pozicion jashtë loje në fillim të aksionit nga Faraoni – pranoi ish-gjyqtari. – Prekja e Di Gregorio nuk shkakton një ndryshim të fazës sulmuese, nuk bëhet fjalë për një zotërim të ri të topit, por vetëm për një devijim”. Ndryshe, sipas rregullores, arbitri do të duhej ta kishte quajtur të vlefshëm golin për skuadrën veroneze.

Çfarë ndodhi e pse u desh kaq shumë kohë për vendimin?

Rikonstruktimi i aksionit ndihmon të kuptojmë pse u deshën rreth njëzet sekonda për të marrë vendimin përfundimtar dhe për të anuluar atë gol të jashtëzakonshëm, si për nivelin teknik ashtu edhe për trajektoren që sfidoi ligjet e fizikës. Gjithçka nis kur Dawidowicz, mbrojtësi qendror i Veronës, pa Faraonin në krahun e djathtë dhe i shërbeu një top të gjatë. Anësori e kontrolloi, arriti deri në vijën fundore dhe krosoi, por Di Gregorio e largoi me grusht. Topi merret nga Tchatchoua, i cili e pason mbrapa për Niasse. Ky i fundit shërben për Suslov, i cili kthehet shpejt dhe lëshon një goditje të fuqishme. Një aksion i bukur, por në dhomën e VAR-it rishikimi kishte nisur tashmë. E verdikti e “ngriu” Veronën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI