Të enjten luhen tre sfidat e tjera që kompletojnë javën e 28 të Superiores: të gjitha sfida mbijetese. Bylis e Teuta sfidohen në Adush Muça në orën 13.30. Durrësakët janë në zonën playout me 28 pikë, po aq sa Bylis dhe kjo ndeshje do të jetë vendimtare, sidomos duke patur parasysh se Tirana e Skënderbeu janë në zonën e rënies me 26 pikë. Bardheblutë do të presin Laçin që nuk është se është shumë i sigurtë me 31 pikë, pavarësisht vendit të 6 në renditje. Elbasani ka në dorë të afrohet edhe me shumë me zonën e Final 4, por më parë duhet të mposhtë bardhekuqtë që vijnë nga dy fitore radhazi.SUPERIORE, JAVA 28
05/03/2025 16:30 Vllaznia - Partizani 16:30 Egnatia - Dinamo City 06/03/2025 13:30 Bylis - Teuta 16:30 AF Elbasani - Skënderbeu 16:30 Tirana - Laçi
Renditja e përmbysur e fazës së tretë, sipas pikëve
Janë mbyllur tre fazat e para të “Abissnet Superiore” dhe kryesimin e kampionatit e mban Egnatia me 49 pikë. Rrogozhinasit janë skuadra më e mirë e fazës së tretë, pasi kanë grumbulluar 19 pikë dhe nga vendi i katërt pas përfundimit të fazës së dytë, tani udhëheqin kampionatin me meritë të plotë. Vendi i dytë në kampionat mbahet nga Dinamo City, ndërsa në fazën e tretë skuadra e Ilir Dajës është ekipi i dytë më i suksesshëm, pasi ka grumbulluar 16 pikë. Në vendin e tretë ndodhet Vllaznia me 15 pikë, ndërsa ekipi surprizë mund të quhet Laçi, i cili ka bërë hapa pozitivë dhe renditet i katërti për nga ecuria në fazën e tretë. Skuadra e Francesco Moreiro ka grumbulluar 12 pikë, duke lënë pas Bylis dhe AF Elbasani me nga 11 pikë secila.Nga katër ekipet e para të renditjes, Partizani ka pasur performancën më të dobët gjatë fazës së tretë, pasi ka grumbulluar vetëm 10 pikë. Pas të kuqve renditet Tirana, që gjatë kësaj faze ka marrë vetëm 8 pikë, ndërsa Teuta është skuadra e fundit, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.? Goli i Dejvi Bregut në ndeshjen Tirana ? Dinamo City është përzgjedhur si më i bukuri i javës së 2️⃣7️⃣-të në #AbissnetSuperiore#dinamocity #golimeibukur pic.twitter.com/oiR3ba6IyO
— FSHF (@FSHForg) March 3, 2025