Flash

Lëvizja e dëshpëruar e Conceição për të nxjerrë Milan nga kriza: lojtarët në dietë

Lapsi.al 4 March 2025
Lëvizja e dëshpëruar e Conceição për të

Jashtë Champions League dhe në kaos total në kampionat me tre humbje radhazi, që e bëjnë thuajse të pamundur arritjen e vendit të katërt, Milani është në krizë të plotë. Tani i takon Sergio Conceição të gjejë një zgjidhje për ta nxjerrë ekipin nga kjo periudhë e errët dhe për ta përfunduar sezonin në mënyrë dinjitoze. Ndërkohë, klubi ka nisur kërkimet për një drejtor të ri sportiv (me ish-drejtuesin e Lazios, Igli Tare, që aktualisht është favorit ndaj ish-drejtuesit të Juventusit, Fabio Paratici), i cili do të ketë detyrën të gjejë pasuesin e trajnerit. Pavarësisht besimit të rinovuar nga këshilltari i pronarëve, Zlatan Ibrahimovic, është e vështirë që trajneri aktual të qëndrojë në stol edhe sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, sezoni është ende i gjatë, me 11 ndeshje të mbetura në Serie A – gjysma e të cilave kundër skuadrave që ndodhen mbi Milanin në renditje – dhe, mbi të gjitha, me Kupën e Italisë që mund të ofrojë një shpresë për një fund sezoni më pak zhgënjyes. Duke pasur më shumë kohë për përgatitje, me vetëm një ndeshje në javë, Conceição e di që duhet të sjellë një ndryshim të madh dhe të provojë gjithçka.

Pas humbjes së rëndë ndaj Lazios në shtëpi, trajneri portugez nuk u mjaftua vetëm me rritjen e intensitetit të stërvitjeve dhe dhënien e mundësisë lojtarëve me më shumë “uri” për të luajtur, por vendosi të ndërmarrë edhe masa të tjera për të rikthyer freskinë dhe agresivitetin në ekip. Përveç aspektit mendor, ai duhet të punojë edhe në aspektin fizik, pasi – sipas disa burimeve të brendshme pranë klubit – disa lojtarë të Milanit janë mbi peshën e duhur (disa mbi 90 kg) dhe vuajnë nga mungesa e cilësisë së gjumit. Raportohet se portieri Mike Maignan është një nga më të prekurit në këtë aspekt.

Masa radikale: dietë dhe monitorim ditor

Për këtë arsye, Conceição ka vendosur të vërë ekipin në dietë. Sipas La Repubblica, çdo ditë në Milanello, lojtarët duhet të peshohen dhe t’i nënshtrohen një rutine kontrollesh për të monitoruar parametra të ndryshëm fizikë, përfshirë edhe cilësinë e gjumit. Rezultatet e këtyre testeve nuk kanë qenë ato që Conceição dhe stafi i tij prisnin.

Lexo më tejIgli Tare, pritet konfirmimi si drejtori sportiv i Milan: dy rivalët drejt Premier

Për këtë arsye, një kujdes më i madh në aspektin ushqimor është bërë një pjesë kyçe e planit të trajnerit për ta nxjerrë Milanin nga kriza. Ai shpreson që përmes këtyre masave, t’u dhurojë tifozëve, klubit dhe vetes një fund sezoni më pozitiv sesa javët e fundit zhgënjyese.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI