Flash

Kurti: Kjo prokurori më shumë po lufton qeverinë se korrupsionin

Lapsi.al 4 March 2025
Kurti: Kjo prokurori më shumë po lufton qeverinë se korrupsionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të dëshmonte në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ditën e sotme në orën 10:00.

Por pavarësisht urdhrit, Kurti nuk është paraqitur në prokurori.

Një ditë më parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës njoftoi se Kurti, në orën 10:00 (4 mars), do të ishte i pranishëm në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit.

Nga Gjilani, Kurti deklaroi: "Nëse prokuroria e ka pasur të rëndësishme dëshminë time, duhet të vinte te ne. Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin".

Kurti insistoi se ai asnjëherë uk ka thënë se refuzon të japë dëshmi, por tha se kjo duhet të ndodhë në zyrën e kryeministrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI