Flash

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtarin, Artan Hajredinaj

Lapsi.al 4 March 2025
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtarin, Artan Hajredinaj

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, Artan Hajredinaj. Hetimi mësohet se ka ardhur lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 744, datë 19.03.2024, i cili ka vendosur transferimin e tij për shqyrtim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas ligjit nr. 84/2016, nenit 59, pika 4. Ky vendim ka bërë që ILD të nisë hetimin ndaj gjyqtarit Hajredinaj.

Ndërkohë, sipas një shpalljeje nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, më 28.03.2025, në orën 09:00, do të mbahet seanca publike për çështjen nr. 24/2024, lidhur me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 744, datë 19.03.2024.

Komisioneri ka kërkuar shkarkimin e Artan Hajredinajt nga detyra për shkak të problemeve të konstatuara në të tre kriteret e vlerësimit gjatë rivlerësimit të tij.

Të këshilluara

Shefi i NATO-s vizitë zyrtare në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post, bëjnë me dije burime diplomatike ...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI