Flash

Gripi i shpendëve/Zgjerimi i vatrave mund të sjellë rritje të çmimit të vezëve

Lapsi.al 4 March 2025
Gripi i shpendëve/Zgjerimi i vatrave mund të sjellë rritje

Konsumatori shqiptarë duhet të përgatitet për rritjen e çmimit të vezëve.

Në USA i njëjti gripi ka sjell rritje të çmimit të vezëve, ku një kokërr vezë të tetor kushton 18 cent ndërsa sot afërsisht 1$, që në shifra përkthehet 500% më tepër.

“Sigurisht që do të ketë element të rritjes së çmimit të vezëve, por duke pasur parasysh se sa do të jetë numri i stabilimenteve që do të preken.”, shprehet Fatmir Guri, ekspert ekonomie bujqësor.

Gripi i shpendëve H5N1 është tepër agresiv, viti 2022 tregoi se kjo sëmundje mund të shfarosë shpendët e pularive brenda pak ditëve. Në këtë rast stabilimentet duhet të respektojnë masat e bio sigurisë, në të kundërt ekonomia e këtyre bizneseve rrezikohet seriozisht nga influence aviare, ku për të rimëkëmbur edhe njëherë koloninë e shpendëve kërkohen 6 muaj .

“Gripi i shpendëve që i prek në masë shpendët, nëse bien ë një stabiliment duhet që e gjithë popullsia të asgjësohet. Kjo do të sjell një ofertë të menjëhershme për mish dhe shpendë nga eksporti.”, shton më tej ai.

Ky shtim i gripit të shpendëve H5N1 prek edhe njerëzit, për të shmangur ndonjë infeksion të mundshme, këshillohet që mishi dhe veza të përgatiten në temperaturat mbi 70 gradë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI