Flash

Dosja “Partizani”/ Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë

Lapsi.al 4 March 2025
Dosja “Partizani”/ Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar këtë të martë revokim të masës së sigurisë "arrest në shtëpi", të caktuar ndaj tij nga gjykata në lidhje me dosjen "Partizani". Kjo nuk është hera e parë që Malltezi kërkon revokim të masës së sigurisë. Një tjetër kërkesë e tij e bërë më herët është rrëzuar më 24 janar të këtij viti nga Apeli i GJKKO-së.

Ndërkohë bëhet me dije se seanca e sotme për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit ka nisur në orën 14:00 dhe në vijim pritet vendimi që do të marrë gjykata.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen "Partizani".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI