Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Detaje nga vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, autor i dyshuar babai

Lapsi.al 4 March 2025
Detaje nga vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, autor i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua muajin e kaluar në Tiranë, ku një 24-vjeçare me origjinë nga Palestina u gjet e vrarë me thikë në një banesë të marrë me qira në Tiranë.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Fadi Alwan i cili pak më herët u tha se ishte bashkëshorti i palestinezes Rayyan Alwan, por këtë të martë autoritetet kanë konfirmuar se ai është babai i viktimës.

Bëhet me dije se Fadi Alwan, babai i 24-vjeçares është larguar në drejtim të Libanit menjëherë pas krimit dhe ende nuk dihet lokalizimi i saktë i tij apo itinerari që ka ndjekur. Sakaq arsyet që çuan 49-vjeçarin të kryejë krimin e rëndë mbeten ende mister ndërkohë që pritet të dalë edhe ekspertiza e vdekjes së të resë.

Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet pak ditë më parë në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ku ishte duke jetuar me 49-vjeçari, Fadi Alwan që është babai i të resë dhe jo partneri siç u raportua më herët.

Dy personat nga Palestina thuhet se jetonin në Gjermani, ndërsa kishin ardhur në vendin tonë më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të paditur. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe përcaktimin e shkakut të ngjarjes, duke qënë se tashmë pista e heitmit mori tjetër rrjedhë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI