Flash

Aston Villa tris golash në Belgjikë, e vulos Rashford: çerekfinalet një hap larg

Lapsi.al 4 March 2025
Aston Villa tris golash në Belgjikë, e vulos Rashford:

Aston Villa hedh një hap drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti 3-1 Club Brugge në Belgjikë. Një sukses i rëndësishëm jashtë fushës për njerëzit e Unai Emery, që në kthim duhet vetëm të mos humbasin më dy gola diferencë, për të shkuar në 8 më të mirat e Europës.

Nga Baily te Rashford, një fitore bindëse

Anglezët kaluan menjëherë në avantazh: në minutën e tretë, pas një goditjeje standarde, Bailey shënoi me një tap-in pas një goditjeje të Mings të pritur nga portieri. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 12' barazuan shpejt rezultatin me një goditje diagonale të fuqishme dhe precize të mbrojtësit të majtë De Cuyper. Në pjesën e mbetur të fraksionit të parë, skuadra e Hayen u përpoq të sulmonte, por miqtë u mbrojtën mirë dhe nuk rrezikuan shumë: pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Lexo më tej: Bayern shpëton në minutën e 94', Brugge turpëron Atalantën: ja katër të kualifikuarat

Pas pushimit, belgët rifilluan lojën me vrull, por me kalimin e minutave situata ndryshoi: energjitë e tyre filluan të shteronin dhe në fund Aston Villa i goditi me një goditje të dyfishtë fatale. Në minutën e 82', skuadra e Emery kaloi sërish në avantazh falë një autogoli të Mechele, i cili e befasoi Mignolet, dhe gjashtë minuta më vonë, Marco Asensio (i futur në lojë në vend të Rashford në minutën e 64') vulosi fitoren nga pika e bardhë e penalltisë. Aston Villa fitoi 3-1 dhe u afrua ndjeshëm me kualifikimin në çerekfinale, ndërsa ndeshja e kthimit e këtij raundi është planifikuar të luhet pas tetë ditësh në Villa Park të Birminghamit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI