Flash

Trump s'i ndal sulmet: Zelensky nuk dëshiron të ketë paqe!

Lapsi.al 3 March 2025
Trump s'i ndal sulmet: Zelensky nuk dëshiron të ketë paqe!

Donald Trump ka sulmuar sërish Volodymyr Zelenskyy, pasi presidenti ukrainas tha se fundi i luftës së vendit të tij me Rusinë është ende shumë, shumë larg.

Duke shkruar në Truth Social, Trump tha se liderit ukrainas nuk ishte i intereson për të negociuar një marrëveshje paqeje.

“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelensky dhe Amerika nuk do ta durojë atë edhe për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ai ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelensky, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në. Ndoshta nuk është një deklaratë e shkëlqyer që të jetë bërë për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?”, tha Trump.

Deklarata e presidentit amerikan vjen disa ditë pas përplasjeje në Zyrën Ovale me Zelensky që tronditi aleatët e Amerikës dhe ngriti frikën se Uashingtoni ishte gati të qëndronte me Rusinë.

Vlen gjithashtu të përmendet se në postimin e tij në “Truth Social”, Trump citoi raportimin e Associated Press mbi komentet e Zelensky, një zgjedhje ironike, sepse ai e ndaloi median nga Zyra Ovale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI