Pas eliminimit në Kupën e Italisë ndaj Empolit, Juventus ngre menjëherë kokën në kampionat. Në javën e 27-të të Serie A, skuadra e teknikut Thiago Motta mund 2-0 Veronën, mbron vendin e katërt me 52 pikë dhe afrohet në -6 nga vendi i parë që mbahet nga Inter. Në Allianz Stadium, në pjesën e parë bardhezinjtë diktuan ritmin e lojës, Montipò mbajti në lojë Hellas dhe arbitri Marchetti anuloi saktësisht nga një gol për secilën skuadër (McKennie dhe Suslov). Në pjesën e dytë, Thuram (73’) zhbllokoi ndeshjen pas një aksioni të shkëlqyer të nisur nga Locatelli dhe Cambiaso, ndërsa Koopmeiners (90’) vulosi fitoren me një goditje me të djathtën.
E PESTA RADHAZI
Khephren Thuram dhe Koopmeiners i dhanë Juventus tre pikë të rëndësishme, duke vulosur suksesin 2-0 ndaj Veronës në ndeshjen e fundit të javës së 27-të. Muri mbrojtës i skuadrës së teknikut Zanetti u shemb në minutën e 72' me goditjen e francezit pas një asisti të Cambiaso, ndërsa në fund festoi edhe mesfushori holandez. Në pjesën e parë, bardhezinjtë krijuan shumë raste, por Montipò u duk një pengesë e pakalueshme. Në minutën e fundit të pjesës së parë, një moment frike për tifozët juventinë: Suslov goditi fuqishëm nga mbi 25 metra dhe shënoi një gol spektakolar në trekëndësh, por arbitri Marchetti, pas sinjalizimit të VAR-it nga Pezzuto, e anuloi për pozicion jashtë loje të Faraonit në nisje të aksionit.
Lexo më tej: Protestë e tifozëve të Juventus nën hotelin e skuadrës: “Thiago Motta copë m*ti”
Në pjesën e dytë, skenari mbeti i njëjtë: portieri i Veronës dukej sërish i pakalueshëm, derisa erdhi goli i francezit dhe vulosja e rezultatit nga ish-lojtari i Atalantës në minutën e 90'. Me këtë fitore, e pesta radhazi, Juventusi ngjitet në kuotën e 52 pikëve, duke mbajtur vendin e katërt me +2 ndaj Lazios dhe -3 nga Atalanta (që është kundërshtari i radhës, sërish në Torino), -5 nga Napoli dhe -6 nga Inter. Për Veronën, diferenca nga zona e rënies mbetet 4 pikë.