Flash

Shembet skela, bie nga lartësia punëtori në Durrës

Lapsi.al 3 March 2025
Shembet skela, bie nga lartësia punëtori në Durrës

Shembja e një skele gjatë punimeve ka çuar në rënien dhe plagosjen e një 38-vjeçari.

Aksidenti në punë ka ndodhur në bulevardin “Dyrrah” në Durrës, ku një skelë u shemb gjatë rikonstruksionit të një godine dhe duke lënë të plagosur një punëtor.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, rreth 38 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje ka shkuar policia, që po heton për të zbardhur shkaqet e shembjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.

Ndërkohë është shoqëruar në polici pronari i objektit.

Të këshilluara

Aksident i frikshëm në Librazhd

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd. Një automjet tip Benz me targë AA...

17:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI