Flash

Rusia shpall "non grata" ministrin e Jashtëm të Japonisë dhe 8 diplomatë të tjerë

Lapsi.al 3 March 2025
Rusia shpall "non grata" ministrin e Jashtëm të

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Japonisë janë përkeqësuar në mënyrë të përshkallëzuar. Agjencia “Tass” raporton se Ministria e Jashtme e Rusisë ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend të nëndë personave me shtetësi japoneze përfshirë ministrin e Jashtëm, Takeshi Iwaya.

"Si pjesë e përgjigjes ndaj të ashtuquajturave sanksione, të ndërmarra nga Tokio ndaj vendit tonë, në lidhje me operacionin ushtarak special, u mor vendimi për të vendosur një ndalim pa afat për hyrjen në Federatën Ruse të disa individëve", thuhet në deklaratë.

Në listë përfshihet edhe ambasadori japonez në Ukrainë, Masashi Nagakome, ish-ambasadori Kuninor Matsuda, zv.presidenti i parë i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim, Shohei Hara, por edhe drejtues të kompanive si Izuzu, IHI, Prodrone dhe Cyberdyne.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI