Flash

Rama: Duam më shumë turistë gjermanë sepse pinë birra dhe hanë shumë

Lapsi.al 3 March 2025
Rama: Duam më shumë turistë gjermanë sepse pinë birra

Kryeministri Edi Rama nga Berlini ku ishte pjesë e panairit të madh global të turizmit ftoi të gjithë gjermanët që të vizitojnë vendin tonë.

Në hapja të fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se dyert e shqiptarëve janë të hapur për të gjithë, ndërsa shtoi: “Nëse doni të ndiheni sesi është të jesh si perëndi ejani në Shqipëri”.

“Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të zotit dhe duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse doni të ndiheni sesi është të jesh si perëndi ejani në Shqipëri. Nëse doni që të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi shkoni në Greqi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria është një vend ku turizmi po zhvillohet me shpejtësi, ndërsa tha se numri vizitorëve sa vjen dhe rritet.

Po ashtu, Rama dhe se do që në Shqipëri të ketë më shumë turistë gjermanë sepse pinë me shume birra dhe hane shume.

“Kur mora detyrën shifrat ishin krejt ndryshe nga 1990, por edhe në atë kohë ishin shumë të ulëta krahasuar me shifrat e sotme, nja dy milionë vizitorë, krahasuar me 12 milionë që regjistruam vitin e kaluar.

Këtë vit shohim shifra të larta, janari dhe shkurti kanë vendosur rekorde të reja. Numri i gjermaneve shkonte rreth 100 mijë, ndërsa vitin e kaluar shkoi në 400 mijë, por duam më shumë sepse gjermanët janë lloji më i mirë i turistëve. Kur mendon gjermanët, e para gjë që ju vjen në mendje është imazhi i tyre si punëtorë, por në të vërtetë gjermanët janë edhe pushuesit kryesore në botë. Gjermanët pushojnë më shumë sesa të tjerët, i duam se pinë shumë birra dhe hanë më shumë kur na vizitojnë.

Pse duhet që gjermanët ta vizitojnë Shqipërinë? Nëse nuk e besoni fjalën time, besojini Der Spiegel që është gati të tregohet e padrejtë me mua, por e përshkruan Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar, e krahasohen me Bora Borën. Ose merrni BILD, e cila thotë që Shqipëria nuk është me destinacion i fshehur”, tha Rama.

Të këshilluara

Aksident i frikshëm në Librazhd

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd. Një automjet tip Benz me targë AA...

17:07

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI