Flash

Punonjësit e policisë bashkëpunonin me kriminelët, zbardhen bisedat në Sky Ecc

Lapsi.al 3 March 2025
Punonjësit e policisë bashkëpunonin me kriminelët, zbardhen

Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i dy ditëve më parë ku u lëshuan 10 urdhërarreste, ishin edhe 4 punonjës policie, me detyrë oficerë krimesh. Sipas informacioneve, grupi drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës dhe Eldian Allushaj, një tjetër trafikant të cilët dyshohen për disa ngjarjes kriminale. Mësohet se grupi vepronte në koordinim me Edmond Papën, biznesmenin nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë në 2022.

Kristo Qirici ka rezultuar në komunikime në Sky Ecc me Shkëlzen Ruskën, ky i fundit shef i policisë në Himarë, i arrestuar. Ruska i kërkoi dhomë në Sky Hotel në bregdetin e Sarandës, Qiricit. Ai i dërgon emrin e tij të plotë Qiricit dhe kështu është bërë i mundur edhe identifikimi i tij. Mësohet se hoteli ndodhet në pronësi të Edmond Papës, dhe Qirici e adreson Ruskën që të lidhet direkt në telefon me vëllanë e tij.

Sipas informacioneve, në komunikime përmendin mjaft emra të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Roskovecit, Erdit Hazizaj, i larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022, del në komunikime në SkyEcc me Kristo Qiricin dhe Shkëlzen Krajën, një tjetër emër i skeduar në trafikun e drogës. Nga bisedat mes tyre, trafikantët thonë se “e kanë të zgjedhur punën me shtet”.

Nga ndihmat e ofruara nga oficerët është edhe ajo e këshillimit që grupi të gjente lidhje pranë SHIK sepse siç shkruan në Sky Ecc një tjetër oficer policie “në 2016 dëmi për drogën kur u kultivua e bëri SHIK sepse dërgonte informacione në polici dhe policia s’kishte çfarë të bënte”.

Shefi i policisë Elvis Dervishi që është identifikuar si përdorues i Sky flet me Qiricin dhe në biseda ata komunikojnë për të ndërhyrë që oficeri të ngrihet në detyrë. Ndërsa ish-shefi i Sarandës Eljon Alushaj komunikon po në Sky në datën 17 shtator 2020, ditë në të cilën forcat Shqiponja ndalojnë Xhino Nebin.

“Kanë kapur Xhin le ta mbajë ai i vogli 15 vjeç e ta nxjerrin Xhin, i thamë nxirre. Kishin bërë postbllok nëntë veta të Shqiponjave tek Spitali”. Më pas i njëjti oficer i shkruan duke e njoftuar “Doli Nojzi”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI