Flash

Protestë e tifozëve të Juventus nën hotelin e skuadrës: “Thiago Motta copë m*ti”

Lapsi.al 3 March 2025
Protestë e tifozëve të Juventus nën hotelin e skuadrës:
Tensioni brenda Juventus nuk po qetësohen. Humbja me penallti ndaj Empolit këtë javë, që solli eliminimin e papritur nga Kupa e Italisë, ka shpërthyer zemërimin e tifozëve. Megjithatë, barazimi mes Napolit dhe Interit si dhe ai i Atalantës kundër Venezias i japin Juventus, në përballjen kundër Veronës në Stadium, mundësinë për të përmirësuar ndjeshëm pozicionin në renditje në rast fitoreje. Nëse Yildiz dhe shokët e tij fitojnë, do të afrohen në -3 pikë nga Atalanta e vendit të tretë, -5 nga Napoli i vendit të dytë dhe -6 nga Interi kryesues. Vendi i katërt mbetet objektivi kryesor, por është e qartë që tek një klub i madh dhe i lavdishëm si Juventus, synimi duhet të jetë gjithmonë maja e klasifikimit, derisa matematika të thotë të kundërtën. Por për tifozët, durimi ka mbaruar. Eliminimi nga Champions League përballë PSV-së nuk është kapërcyer ende dhe për të gjitha këto arsye, në këto minuta ka shpërthyer një protestë e ashpër poshtë hotelit ku qëndron skuadra bardhezi, në prag të sfidës ndaj Veronës. Në shënjestër ka qenë qartësisht edhe trajneri: “Thiago Motta copë m*ti”.

Qëndrim i prerë i tifozëve kundër trajnerit

Një protestë e tillë nuk ishte parë prej vitesh tek Juventus. Ndoshta hera e fundit ka qenë pas largimit të papritur të Antonio Conte gjatë përgatitjeve verore dhe emërimit të Massimiliano Allegri, i cili fillimisht nuk u pranua nga tifozët. Këtë mbrëmje, një numër i madh tifozësh janë mbledhur për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj skuadrës, klubit dhe trajnerit: “Respektoni ngjyrat tona” – dëgjohet duke thirrur turma – “respektoni ngjyrat tona. Tregoni bol*t, ne mbështesim vetëm fanellën”.

Juventus në grumbullim me vendim të Thiago Motta

Këto janë vetëm disa nga frazat e thëna nga tifozët bardhezi, të cilët kanë dashur të japin një mesazh shumë të qartë. Juventus mbrëmjen e kaloi në JHotel me vendim të vetë Thiago Mottas. Skuadra u mblodh në mëngjes në Continassa për seancën stërvitore përfundimtare, pastaj, pas konferencës për shtyp të Mottas dhe disa orëve të kaluara me familjet e tyre pasdite, të gjithë u zhvendosën në JHotel. Një gjë e tillë ndodh zakonisht vetëm kur ndeshja e së nesërmes luhet në orën 12:30 ose 15:00. Qëllimi është të përqendrohen maksimalisht dhe të përgatiten sa më mirë për sfidën e mbrëmjes.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI