Flash

Plymouth rrezikoi ta eliminonte, Guardiola fajëson topin e FACup: “Mezi kontrollohet”

Lapsi.al 3 March 2025
Plymouth rrezikoi ta eliminonte, Guardiola fajëson topin e FACup:
Manchester City rrezikoi shumë në FA Cup, duke u detyruar të përmbysë rezultatin kundër Plymouth në raundin e fundit. Vetëm pas aktivizimit të titullarëve kryesorë, skuadra e teknikut Pep Guardiola arriti të rikthehej në lojë dhe të siguronte kualifikimin, por statistikat e ndeshjes nuk janë aspak të denja për një klub të këtij niveli. “Citizens” tentuan 29 goditje, por vetëm 9 përfunduan në kuadrat. Një statistikë shqetësuese, veçanërisht duke marrë parasysh se Plymouth është skuadra e para-fundit në Championship—edhe pse eliminoi Liverpoolin në raundin e mëparshëm. Për të shpjeguar këtë problem, Guardiola gjeti një arsye befasuese: fajin e ka topi që përdoret në këtë kompeticion. Në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll nuk hezitoi të mbështeste teorinë e tij, duke theksuar se dallimi mes këtij topi dhe atyre të përdorur në Premier League dhe Champions League është shumë i madh. Madje, ai sugjeroi se edhe trajnerë të tjerë të skuadrave të mëdha kanë vënë re ndryshime të theksuara

Guardiola fajëson topin për dështimin në finalizim

Për spanjollin Pep Guardiola, problemi është i qartë: topi i FA Cup nuk është i përshtatshëm. Nga 29 tentativat e Manchester City, 20 u humbën, dhe sipas tij, kjo ndodhi për shkak të sjelljes së çuditshme të topit në ajër, duke krijuar trajektore të paparashikueshme. Në konferencën për shtyp, ai dha një shpjegim të detajuar: “Topi i Champions League është i jashtëzakonshëm, ai i Premier League gjithashtu. Ky këtu nuk është. Normalisht, me këto goditje, topi do të përfundonte në rrjetë. Por është e vështirë për ta kontrolluar. Prej vitesh lojtarët dhe trajnerët e kanë thënë këtë. Nëse e thua kur humbet, duket sikur po ankohesh, por e vërteta është se ky top nuk është i mirë”. Në Premier League, përdoren topa të Nike, në Champions League, ato të Adidas, ndërsa FA Cuppërdor Mitre, i cili sipas Guardiolës, është problemi kryesor që i pengoi lojtarët e tij të shënonin.

Polemika dhe reagimi i FA

Deklaratat e Guardiolës nxitën menjëherë polemika, dhe Federata Angleze e Futbollit (FA) nuk vonoi të jepte një përgjigje zyrtare. Një zëdhënës i FA mbrojti zgjedhjen e topit duke deklaruar: “Të gjithë topat e përdorur në futbollin profesionist duhet të plotësojnë certifikimin ‘FIFA Quality Pro’, dhe ky top i plotëson të gjitha kriteret e testimit”. Pavarësisht kësaj, Guardiola vazhdon të jetë i bindur se topi i FA Cup ka ndikuar në performancën e ekipit të tij—një justifikim që ka ndarë opinionin mes atyre që e mbështesin dhe atyre që e shohin si një ankesë të ekzagjeruar.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI