Flash

Një tjetër koalicion regjistrohet për 11 majin në KQZ para mesnatës

Lapsi.al 3 March 2025
Një tjetër koalicion regjistrohet për 11 majin në KQZ para

Një tjetër kërkesë për regjistrimin e një koalicioni zgjedhor është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB), Partia “Nisma Thurje” (Nisma), Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë” (PLDSH) kërkojnë të futen në zgjedhje si koalicion me emrin "Nisma Shqipëria Bëhet".

Ne shkresën drejtuar KQZ thuhet se partia drejtuese e koalicionit është Lëvizja Shqipëria Bëhet, dhe Adriatik Lapaj do të jetë gjithashtu drejtues i koalicionit.

"Në bazë të Kodit Zgjedhor, po ju dërgojmë kërkesën për të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, koalicionin e partive politike të mëposhtme:

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB)

Partia “Nisma Thurje” (Nisma)

Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare” (PLDSH)

Partia drejtuese e koalicionit është Partia Shqipëria Bëhet, dhe drejtuesi i saj do të jetë edhe drejtues i koalicionit. Emri i koalicionit është "Nisma Shqipëria Bëhet" – Adriatik Lapaj, dhe logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Veprimtaria e koalicionit, përgatitja e listave garuese dhe marrëdhëniet mes anëtarëve rregullohen me marrëveshje mes palëve, e cila është bashkangjitur kësaj kërkese" - thuhet në dokument.

Afati për dorëzimin e koalicioneve është mesnata e së hënës. Ky ishte koalicioni i dytë pas bashkimit të partive të Dashamir Shehit me Enekelejt Alibeajn. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI