Flash

Lech Wałęsa i shkruan Trump: Ndjeva tmerr dhe neveri pas debatit tuaj me Zelensky

Lapsi.al 3 March 2025
Lech Wałęsa i shkruan Trump: Ndjeva tmerr dhe neveri pas debatit tuaj me

Ish-presidenti polak dhe fituesi i çmimit Nobel për paqen, Lech Wałęsa i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump duke shprehur “tmerrin dhe neverinë” për debatin e tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Letra, e nënshkruar nga Wałęsa dhe më shumë se 30 ish-të burgosur politikë polakë gjatë epokës komuniste, thoshte se kërkesat e Trump dhe nënpresidentit të tij që Zelenskyy të tregojë mirënjohje ishin "fyese" përballë luftës së vendit ukrainas për liri.

“Atmosfera në Zyrën Ovale na kujtoi atë që ne e mbajmë mend mirë nga marrja në pyetje” nga shërbimet sekrete komuniste të Polonisë dhe gjykatat e regjimit, thanë nënshkruesit.

“Prokurorët dhe gjyqtarët, që punonin në emër të policisë së plotfuqishme të Partisë Komuniste, na thoshin gjithashtu se ata i kishin të gjitha kartat dhe ne asgjë”, thanë ata. “Jemi të shokuar që ju e trajtuat Volodymyr Zelenskyy në të njëjtën mënyrë” – shkruajnë ata.

Wałęsa, i cili fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 1983, udhëhoqi lëvizjen pro-demokracisë “Solidarnos” që çoi në rënien e komunizmit në Poloni dhe frymëzoi vendet e tjera për të hequr dominimin e Moskës. Ai shërbeu si presidenti i parë demokratik i Polonisë i zgjedhur nga populli nga 1990-1995.

Nënshkrues të tjerë të letrës janë Adam Michnik, Bogdan Lis, Seweryn Blumsztajn dhe Władysław Frasyniuk. Ambasada e SHBA në Varshavë i tha Reuters se pyetjet mbi letrën duhet t'i drejtohen zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email nga “The Guardian” për një koment. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI