Flash

Dorëzohet kërkesa e parë për koalicion në zgjedhjet e 11 majit

Lapsi.al 3 March 2025
Dorëzohet kërkesa e parë për koalicion në zgjedhjet e

Mesnatën e kësaj të hëne (3 mars) skadon afati që partitë politike që do të garojnë në 11 maj të dorëzojnë në KQZ koalicionet ku do të bëjnë pjesë.

I pari që ka dërguar kërkesën për t'u rezgjistruar si koalicion është mes dy forcave politike, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe "Djathtas 1912" që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Ata e kanë quajtur koalicionin e tyre "Djathas për zhvillim".

Pak ditë më parë njoftuan publikisht koalicionin edhe Nisma "Thurje" e drejtuar nga Endri Shabani dhe "Shqipëria bëhet" e Adriatik Lapajt, por ende nuk është dorëzuar kërkesa në KQZ. Pritet me interes cilat do të jenë partitë që do të jenë pjesë e koalicionit të opozitës bashkë me PD-në. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i frikshëm në Librazhd

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd. Një automjet tip Benz me targë AA...

17:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI