Flash

I dënuar më parë për vrasje, filmimi kur RENEA kap në Lezhë 46-vjeçarin

Lapsi.al 3 March 2025
I dënuar më parë për vrasje, filmimi kur RENEA kap në

Policia e Lezhës ka arrestuar Jetmir Llanin 46 vjeç, i shpallur në kërkim për gjobvënie ndaj bizneseve. Arrestimi i tij është bërë me ndihmë të RENEA, pasi i arrestuari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedent edhe për vrasje.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga hetimet e kryera, dyshohet se 46-vjeçari dhe 4 të tjerë të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Në lidhje me këtë veprimtari kriminale, këtyre personave iu sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie.

“Kapet nga Forca Speciale “RENEA”, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedent për vrasje dhe në kërkim për gjobëvënie ndaj bizneseve. Si rezultat i ndërhyrjes së specializuar policore të shërbimeve të Forcës Speciale “RENEA”, në mbështetje të shërbimeve operacionale të Policisë së Lezhës dhe të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u mundësua lokalizimi në Mamurras, neutralizimi dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim, J. Ll., 46 vjeç.

Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Lezhë dhe Prokuroria e Lezhës, dyshohet se ky shtetas dhe 4 të tjerë (konkretisht 1 shtetas i arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar penalisht, më datë 19.02.2025), të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.Gjatë veprimeve hetimore në lidhje me këtë veprimtari kriminale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI