Flash

E rëndë në Gjermani, makina me shpejtësi marramendëse futet drejt turmës

Lapsi.al 3 March 2025
E rëndë në Gjermani, makina me shpejtësi marramendëse
Janë publikuar pamjet nga momenti kur një makinë me shpejtësi marramendëse u fut në mes të turmës së njerëzve në Mannheim të Gjermanisë, duke vrarë një person, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Siç shihet edhe në këto pamje, zona ku ka ndodhur ngjarja ka qenë tepër e populluar dhe ka pasur prani të shumta të njerëzve. Autoritet arrestuan të dyshuarin për ngjarjen. Zëdhënësi i policisë, Stefan Wilhelm tha se kishte disa të plagosur, por se nuk mund të jepeshin hollësi se sa prej tyre ishin në gjendje të rëndë. “Mund të konfirmojmë se një person i dyshuar është arrestuar. Aktualisht nuk mund të themi nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Hetimi vazhdon”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Wilhelm. Policia njoftoi se qytetarëve u është kërkuar të mos i afrohen qendrës së qytetit dhe të qëndrojnë në shtëpi. https://youtu.be/5BfEDlE_oNQ?si=u6X4u79ClwuUmn-g  

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI