Flash

CR7 heq dorë nga udhëtimi në Iran: rrezikonte 100 goditje me kamxhik

Lapsi.al 3 March 2025
CR7 heq dorë nga udhëtimi në Iran: rrezikonte 100 goditje me

Besimi është i mirë, por ndonjëherë është më mirë të mos rrezikosh një dënim trupor me 100 goditje me kamxhik. Me siguri kështu ka menduar Cristiano Ronaldo, i cili në fund vendosi të mos udhëtojë drejt Iranit. CR7 dhe skuadra e tij, Al Nassr, e drejtuar nga Stefano Pioli, do të përballet me Esteghlal, për ndeshjen e Champions League aziatike.

Gjithçka nisi në nëntor të vitit 2023, gjatë një tjetër udhëtimi të Al Nassr në Teheran, atëherë për një ndeshje kundër Persepolis. Asokohe, mijëra tifozë iranianë rrethuan hotelin ku qëndronte skuadra saudite, me shpresën për të parë CR7, për një selfie apo një autograf. Edhe pse fituesi i pesë Topave të Artë nuk u ndal shumë me fansat, ai bëri një gjest simbolik: përqafoi dhe i dha një puthje në ballë artistes me aftësi të kufizuara Fatemeh Hammami Nasrabadi, e njohur në Iran dhe më gjerë për pikturat e saj të realizuara me këmbë.

Problemi? Sipas ligjeve iraniane, një gjest i tillë me një grua që nuk është bashkëshortja e tij konsiderohet tradhti bashkëshortore dhe mund të ndëshkohet me 100 goditje me kamxhik.

Al Nassr kërkoi të luante në fushë neutrale, por Irani nuk pranoi

Me afrimin e ndeshjes së nesërme, rasti i vitit 2023 u rikthye si temë e nxehtë në rrjetet sociale dhe në media. Për këtë arsye, Al Nassr i kërkoi Esteghlal që takimi të zhvillohej në një fushë neutrale, për të shmangur çdo rrezik për CR7 nga autoritetet iraniane.

Lexo më tejAl Nassr refuzon të luajë në Iran: dashuria e tyre për CR7 është jashtë kontrollit

Megjithatë, kërkesa u refuzua. Autoritetet iraniane sigurojnë se janë marrë masa për të garantuar një qëndrim të sigurt dhe të këndshëm për Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo në Teheran. Por duket se CR7 nuk i ka besuar këtyre garancive dhe, me dakordësinë e teknikut Pioli, ka vendosur të mos udhëtojë me skuadrën, duke mos u përfshirë as në listën e të grumbulluarve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI