Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Në pranga policë trafikantë: 10 të arrestuar, tonelata drogë, miliona të pastruara

Lapsi.al 2 March 2025
Në pranga policë trafikantë: 10 të arrestuar, tonelata

Një operacion i bujshëm i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet franceze e greke, ka vënë në pranga një rrjet kriminal, ku pjesë e skemës rezultojnë të jenë edhe punonjës të Policisë së Shtetit. Në total janë lëshuar 10 urdhër-arreste për trafik droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, ndërsa një numër i konsiderueshëm i të dyshuarve ndodhen jashtë vendit.

Policë në mëngjes, trafikantë droge në mbrëmje

Ndër të arrestuarit janë:

[caption id="attachment_983761" align="alignnone" width="683"]Erdit Hazizaj Erdit Hazizaj[/caption]

Erdit Hazizaj – Ish-punonjës i Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit, i larguar nga detyra në 2022. Hazizaj ishte kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ku garoi për postin e kryebashkiakut të Roskovecit.

Ndërsa tashmë SPAK e akuzon për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.

[caption id="attachment_983760" align="alignnone" width="608"]Shkëlzen Ruska Shkëlzen Ruska[/caption]

Shkëlzen Ruska – Ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, i cili më parë ka punuar në Sektorin e Luftës Kundër Narkotikëve në Gjirokastër.

[caption id="attachment_983763" align="alignnone" width="900"]Ervis Alsinanaj Ervis Alsinanaj[/caption]

Ervis Alsinanaj – Ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, më parë kishte të njëjtën detyrë në Sarandë.

I shpallur në kërkim është:

[caption id="attachment_983762" align="alignnone" width="640"]Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi[/caption]

Elvis Dervishi. – Ish-Shef i Pikës Kufitare Qafë Botë, aktualisht Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë.

Të gjithë këta punonjës policie akuzohen se, duke shfrytëzuar postin e tyre, i siguruan informacion, mbrojtje dhe lehtësim veprimtarive kriminale të grupeve të strukturuara kriminale që merreshin me trafikimin e drogës drejt Greqisë. SPAK thekson se "këta punonjës policie, me veprimet e tyre të kundërligjshme, kanë ndihmuar drejtuesit e grupeve kriminale me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale."

Sasitë e drogës dhe vlera e trafikuar

Hetimet e SPAK zbuluan se grupi i strukturuar kriminal, që vepronte mes Sarandës dhe Greqisë, ka transportuar:

1,144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar,

4.068 kg cannabis të përpunuar (tipi “çokollatë”),

0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj).

Kjo sasi droge, sipas vlerësimit të SPAK, ka pasur një vlerë tregu rreth 1.7 milionë euro. "Nga hetimi është arritur të dokumentohet rasti i trafikimit për në Greqi, më 07.03.2020, përmes pikës së kalimit kufitar 'Qafë Botë'," thuhet në njoftimin zyrtar.

Një grup i dytë kriminal u zbulua në zonën e Tepelenës dhe Gjirokastrës, ku u sekuestruan:

1,280 kg bimë narkotike cannabis sativa,

1,360 rrënjë bimë cannabis me gjatësi 30-120 cm.

Në këtë skemë, si drejtues dhe organizator kryesor i këtij grupi rezulton të jetë L.B. (alias E.S.), ndërsa ndihmë u ka ofruar ish-punonjësi i policisë Shkëlzen Rustaj.

Pastrimi i parave dhe skema kriminale

Paratë e fituara nga droga nuk mbeteshin në dorë, por kanalizoheshin në investime të ndryshme. SPAK akuzon drejtuesit e dy grupeve kriminale Kristo Qirici,(vëllai i Edmond Papës që u ekzekutua në Tiranë), Ervis Alsinanaj dhe Shkëlzen Rusta se kanë pastruar miliona euro në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. "Nga hetimi, evidentohet fakti i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nga të ardhura të dyshuara prej përfitimit nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe kultivimi i bimëve narkotike," thotë SPAK.

Një rast konkret, sipas hetimeve, ishte ai i XH.N., i cili u kap duke lëvizur me një armë zjarri pa leje në makinë, por, falë ndikimit të Ervisa Alsinanaj, armën e mori përsipër një i mitur, i cili u arrestua në vend të tij.

Policia që mbron trafikantët dhe shkatërrohet nga brenda

SPAK ka ekspozuar një realitet të njohur tashmë në Shqipëri: punonjës të Policisë së Shtetit jo vetëm që nuk luftojnë krimin, por bëhen pjesë e tij. Ata ndihmojnë trafikantët, sigurojnë informacione, mbyllin një sy kur kalon droga dhe kujdesen që pjesëtarët e rrjetit të mbrohen në gjykata.

Me arrestimet e fundit, mbetet për t'u parë nëse drejtësia do të arrijë të vërtetën deri në fund, apo edhe këta emra do të shndërrohen në dosje të pluhurosura që harrohen pas pak muajsh. Ndërkohë, Shqipëria vijon të mbetet një nga rrugët kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Evropës, e ndihmuar nga vetë ata që duhet ta luftojnë këtë fenomen./ Përgatiti Dorian Kodra për Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI