Flash

Magjeps Kruja, Teuta ndal kampionët: Egnatia ngec në Rrogozhinë mes polemikave!

Lapsi.al 2 March 2025
Magjeps Kruja, Teuta ndal kampionët: Egnatia ngec në Rrogozhinë

Teuta konfirmohet sërish si “mace e zezë” për Egnatian, duke marrë një barazim 1-1 në një sfidë të luftuar në “Arena Egnatia”. Nën dritat e prozhektorëve, për herë të parë në këtë stadium, Egnatia synonin të vazhdonin rrugën drejt titullit, por durrsakët u treguan një kundërshtar i vështirë dhe morën një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Dy gola në dy minuta, pastaj asgjë

Ndeshja nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që kërkonin hapësira për të goditur. Pas disa minutash presioni, ishte Egnatia që zhbllokoi sfidën në minutën e 25’ me një gol të Ujkës. Aksioni i golit u kontestua nga lojtarët e Teutës, të cilët pretenduan për një faull gjatë ndërtimit të aksionit, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri e konsideroi gjithçka të rregullt dhe goli u konfirmua.

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c486cd10185.mp4"][/video]

Megjithatë, avantazhi i vendasve nuk zgjati shumë. Vetëm dy minuta më vonë, Arsid Kruja dhuroi një perlë nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke barazuar shifrat në 1-1. Ishte një ekzekutim i shkëlqyer, që nuk i la asnjë mundësi portierit të Egnatias.

Lexo më tej: Tirana katastrofë! Dinamo shkatërron 4-1 bardheblutë në derbi dhe merr vendin e dytë

Pas këtij momenti, vendasit tentuan të riktheheshin në avantazh, duke rritur presionin në portën kundërshtare. Në minutën e 42’, Zejnullai provoi me një goditje të fortë, por topi u devijua në këndore. Në fundin e pjesës së parë, Arifi tentoi të surprizonte me një goditje nga distanca, por sfera përfundoi jashtë.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c488a858581.mp4"][/video]

Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të qetë, por ishte Egnatia që krijoi mundësinë më të rrezikshme. Në minutën e 66’, Alijev iu afrua shumë golit të avantazhit, por portieri Tafas bëri një pritje vendimtare, duke mbajtur në lojë ekipin e tij. Dhjetë minuta më vonë, ishte sërish Alijev që provoi me kokë, por tentativa e tij shkoi jashtë. Në minutën e 92’, Jahaja pati një mundësi të artë për të vulosur fitoren, por gjuajtja e tij nuk ishte e saktë dhe përfundoi jashtë kuadratit.

Pikë e çmuar për mbijetesë

Me këtë barazim, Egnatia mbetet në krye të renditjes, por ky rezultat e bën më të pasigurt rrugën drejt titullit, pasi çdo hap fals mund të jetë vendimtar. Nga ana tjetër, Teuta arrin një pikë jetike, duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve dhe duke krijuar një avantazh prej dy pikësh ndaj Tiranës së vendit të parafundit. Në një kampionat ku çdo pikë është e rëndësishme, ky barazim mund të rezultojë vendimtar për objektivat e të dyja skuadrave.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI