Flash

Barcelona e frikshme: poker ndaj Real Sociedad dhe parakalon dy ekipet e Madridit

Lapsi.al 2 March 2025
Barcelona e frikshme: poker ndaj Real Sociedad dhe parakalon dy ekipet e

Java e 26-të e La Ligës i jep Barcelonës kreun e kampionatit me një fitore spektakolare ndaj Real Sociedad, duke marrë revanshin për humbjen në ndeshjen e parë. Kartoni i kuq për Elustondo ndryshoi rrjedhën e takimit, i cili u vendos nga talentet e La Masia-s, Gerard Martin (25’) dhe Marc Casadò (29’) në pjesën e parë, përpara se Araujo (55’) dhe Lewandowski (60’) të vulosnin rezultatin përfundimtar 4-0. Kjo fitore e çon Barcelonën në +1 ndaj Atletico Madridit dhe +3 ndaj Real Madridit. Ndërkohë, Leganes triumfoi 1-0 ndaj Getafe.

Barcelona - Real Sociedad 4-0

Një dominim total dhe një spektakël i pastër që shërben si mesazh për Benficën, kundërshtarin e radhës në Champions League pas fitores dramatike 5-4 në fazën e ligës. Barcelona shkatërroi Real Sociedad me një 4-0 bindës dhe me katër golashënues të ndryshëm, duke e çuar në 19 numrin e lojtarëve që kanë shënuar këtë sezon për blaugranat, një statistikë e tejkaluar vetëm nga Betis (20) në Evropë.

Ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë për ekipin katalanas, pasi Sergio Gomez i Real Sociedad shënoi, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të Javi Lopez – i 26-ti gol i anuluar për kundërshtarët e Barcelonës këtë sezon. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 16’, kur Elustondo rrëzoi Dani Olmon në një situatë të pastër për gol, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Plani i lojës për Real Sociedad u shkatërrua dhe Barcelona e shfrytëzoi menjëherë me dy goditje të shpejta: Gerard Martin (2002) dhe Casadò shënuan respektivisht në minutën e 25’ dhe të 29’, të dy të asistuar nga Dani Olmo.

Barça vazhdoi të kërkonte golin e tretë, i cili erdhi në pjesën e dytë me një goditje të Araujo-s në minutën e 55’. Vetëm pesë minuta më vonë, Lewandowski e çoi rezultatin në 4-0, duke devijuar një goditje të mbrojtësit uruguajan. Nga ai moment, Barcelona uli ritmin, duke u mbështetur në talentin e Yamal dhe Ferran Torres për të kontrolluar lojën.

Për Real Sociedad pati një lajm të mirë, rikthimin e Hamari Traoré pas dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar në shtator, por kjo nuk ndryshoi fatin e ndeshjes. Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në krye të kampionatit me 57 pikë, duke kaluar Atletico Madridin (56) dhe Real Madridin (54). Ndërkohë, Real Sociedad zbret jashtë zonës së kupave evropiane, me 34 pikë dhe pesë humbje radhazi jashtë fushe.

Leganes - Getafe 1-0

Një gol spektakolar me roveshatë qetësoi Leganesin, që mposhti 1-0 Getafen dhe e bëri të tijin derbin, duke u larguar nga zona e rrezikut. Takimi në Butarque nuk ishte i mbushur me aksione emocionuese, pasi të dyja skuadrat u treguan tepër të kujdesshme dhe mbizotëruan skemat mbrojtëse. Për 90 minuta, ndeshja ishte një luftë e tensionuar në mesfushë, me shumë pak raste për shënim.

Lexo më tej: Hakmarrja e Isco, Betis përmbys Real Madrid: Atletico mund ta parakalojë

Getafe kërcënoi me Borja dhe Uche, ndërsa Leganesi e pati të vështirë të krijonte rrezik. As ndryshimet taktike nuk arritën të gjallëronin lojën, duke bërë që rezultati 0-0 të dukej i pashmangshëm. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në minutën e 91’ kur Diego Garcia realizoi një roveshatë spektakolare, duke shënuar golin e fitores për Leganes, i cili më parë nuk e kishte mposhtur kurrë Getafen në La Liga. Me këtë triumf, “Pepineros” ngjiten në kuotën e 27 pikëve, duke krijuar distancë nga zona e rënies, ndërsa Getafe mbetet në 30 pikë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI