Flash

Berisha nuk tregon për kë votoi në primare: Kishte kandidatura konkurruese!

Lapsi.al 1 March 2025
Berisha nuk tregon për kë votoi në primare: Kishte kandidatura

Sali Berisha, pasi votoi për Primaret në Partinë Demokratike tha se këto zgjedhje janë një akt shprese për të gjithë shqiptarët.

Kjo është një ditë e rëndësishme për PD-në dhe për pluralizmin politik në Shqipëri, tha Berisha.

“PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje”, tha kreu i PD-së.

I pyetur nëse e pati të lehtë ta bënte zgjedhjen e tij, Berisha u përgjigj: “Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin”.

Procesi i Pimareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Pjesëmarrja më e lartë është në Tiranë, ku deri në orën 12:00 votuan 3.936 qytetarë. Në vend të dytë renditet Korça, ku 2.033 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Shkodra me 2.033 votues.

Të këshilluara

Bonusi i fushatës, Rama njofton pensionistët

Kryeministri Edi Rama njoftoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se që nga e hëna do të nisë shpërndarja e ‘Bonusit të Pranvës’ për pensionistët brenda dh...

10:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI