Flash

Vrasja e 20-vjeçarit, detaje të reja nga krimi i rëndë në Shkodër

Lapsi.al 28 February 2025
Vrasja e 20-vjeçarit, detaje të reja nga krimi i rëndë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20 vjeçarit Pavlin Preka një ditë më parë në Shkodër në fshatin Guci e Re të njësisë Rrethina.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematikë në zonë.

Të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes duke mos u identifikuar ende.

I riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babain dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje.

Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi.

Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.

Mësohet se viktima është qëlluar me 6 plumba me armë zjarri pistoletë në trupin e tij.

Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës.

Efektivët dyshojnë se 20 vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.

Ka qenë xhaxhai i 20 vjeçarit, shtetasi Nikollë Preka i cili është personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë.

Viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kanë telefonuar disa herë për të ngrënë dreken, i riu nuk i është përgjigjur dhe xhaxhai i tij ka shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë.

Në ato momente e ka gjetur të shtrirë në oborr teksa kishte ndërruar jetë nga plumbat. Menjëherë telefonoi policinë ndërsa efektivët nisën hetimet.

Ndërkohë komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma çka çon në dyshimin se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator.

Po ashtu kanë deklaruar se nuk e kanë parë autorin e paidentifikuar.

Policia dyshon se në atë zonë pa kamera sigurie, autori ka ardhur në këmbë dhe është larguar po në këmbë mes arave ndërsa ka patur shumë mundësi për t’u larguar pa lënë gjurmë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Të këshilluara

Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut.  I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleks...

10:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI