Flash

Ulja e pagës me 10 mijë lekë të reja në muaj, mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë

Lapsi.al 28 February 2025
Ulja e pagës me 10 mijë lekë të reja në muaj,

350 mësues ciklit të ulët dhe parashkollor janë prekur nga ulja e pagës së grupit. Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë, Leonard Trebicka, ka deklaruar se ulja e pagës është në vlerën e 10 mijë lekëve (të reja) në muaj.

Edhe pas dy takimeve mes sindikatës, federatës dhe ministrisë së arsimit, nuk është marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar këtë situatë. Për të shprehur pakënaqësinë dhe kërkuar zgjidhje, Trebicka ka shpallur 31 marsin si afatin e fundit dhe pas kësaj date të gjithë mësuesve do t'u bëhet thirrje për grevë.

Ai tha se rreth 6500 mësues në të gjithë Shqipërinë po përballen me të njëjtën problematikë. Kryesisht është kategoria e mësuesve që japin mësim në fillore.

"Ka që në muajin qershor të vitit të kaluar që është ulur paga e grupit. Me zero pikë janë vlerësuar të gjithë mësuesit të cilëve u është ulur paga. Ministria thotë se edhe vitin e kaluar ka qenë i njëjti udhëzim. Janë 6500 mësues që e kanë këtë ulje në gjithë Shqipërinë. Është një shifër shumë e madhe në krahasim me rritjen e pagës e cila nuk është bërë atje ku duhet.

Duhet të respektohet kontrata kolektive që thotë se duhet të ndiqen hapat e bisedimeve mes palëve dhe më pas të shkojmë drejt një greve e cila shumë shpejt do të jetë e pranishme në Shqipëri. Pas mbylljes së tremujorit të dytë më 31 mars, Sindikata do të marrë hapa ligjorë dhe do të nisë një grevë për të gjithë mësuesit në Shqipëri”, tha Trebicka duke theksuar se për të kjo është një çështje neglizhence nga ana e ministrisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI