Flash

Sponsorizoi Ajola Xoxën/ Ky është ish-fshesari që moi tendera nga Erjon Veliaj

Lapsi.al 28 February 2025
Sponsorizoi Ajola Xoxën/ Ky është ish-fshesari që moi

Biznesmeni Sokol Kryeziu, pjesë e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO. Mësohet se biznesmeni do të njihet me masën e sigurisë.

Sokol Kryeziu është pronar i kompanisë së ndërtimit Gerard-A.

Më herët rezulton se ka punuar si faturino në këtë kompani, më pas si kontrollor deri në momentin që e bleu këtë shoqëri për 33.4 mln lekë.

Kryeziu që nga viti 2017-2018 del se ka punuar si fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit dhe në vijim si punëtor ngarkim-shkarkimi në shoqërinë ‘Alb TECH PLAST.

Dhe më vonë si drejtor në shoqërinë ‘Green Line’.

Shoqëria ‘Gerard-A’ në vitet 2018-2023 ka fituar 20 procedura tenderimi nga Autoriteti Kontraktor i UKT; Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit apo drejtoria Nr.2 e punëtorëve të qytetit.

Sokol Kryeziu gjatë periudhës Dhjetor 2023- Janar 2024, ku rezulton të jetë pronar i GERARD-A ka blerë disa piktura në Galerinë ‘NAN’ e kontrolluar nga Ajola Xoxa. Blerje të cilat shkojnë në vlerën e 5 milionë lekëve.

Por gjatë kësaj kohe SPAK ka analizuar dhe financimet e Bashkisë së Tiranës, lidhur mbi evente të ndryshme.

Para të cilat thuhet se janë përfituar nga shoqëri apo OJF në pronësi të Ajola Xoxës.

Nga një përllogaritje e afërt bazuar në fondet publike, faturat fiktive dhe shoqëritë e lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me bashkinë Tiranë, përfitimet përmes shoqërisë ‘Partners Law’, ‘Arts Lab’, ‘Ava Studio’, ‘Byl-A’, ‘Harabel’, ‘Nan Gallery’, ‘Eventus’ dhe ‘Muza’ kapin shifrën e rreth 110 milionë lekë.

Ku nga hetimet rezulton se ka lëvizje parash brenda rrethit të ngushtë familjar të Erion Veliaj.

Si dhe janë disa faturime që Ajola Xoxa i bën kompanisë së kunatit të saj, Arbër Veliaj.

Ku në një rast mes shumë të tjerash, për kryerjen e konsulencës ligjore, Ajola Xoxa i faturon kompanisë ‘Gogël’ në pronësi të kunatit të saj, shumën prej 8 mijë eurosh.

Një bisedë me po kaq interes për grupin hetues është edhe ajo midis Adela Kondakçiut që ka shërbyer si financiere e Ajola Xoxës.

E cila në një moment i kujton kësaj të fundit që ‘Harabel’ nuk duhet të dalë me fitim, për shkak se ligji nuk e lejon.

Ndaj paratë duhet të shpërndahen tek persona të tjerë, përfshirë familjarë, shoqëri të ndryshme, apo edhe persona të lidhur ngushtë me të.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI